Tygjeci
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Tygjeci është fshat në komunën e Dardanës.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Historia
Tygjeci me emrin Togezeuzi, përmendet në vitin 1436 në librin e borxhlinjve të tregtarit Mikel Llukari. [1] Si vendbanim me emrin Tugjefc është i regjistruar në defterin e Kazasë së Novobërdës të vitit 1498 dhe kishte 12 kryefamiljarë, të veja dhe bashtina. [2] Sipas defterit kadastral të Sanxhakut të Vushtrisë të vitit 1566-74, lokaliteti me emrin Turugjofc ishte i pabanuar. [3].
Në Tygjec, gjatë viteve 1877/78 u vendosën familjet muhaxhire: Rafuna, Siarina, Cvirca, Krivaça, Shillova, Boroci, Klaiqi, Lipovica, Poroshtica,Llapashtica, Vrapca etj.
Tygjeci, në vitin 1912 e 1944 ka qenë qendër për mbrojtjen e Kosovës.
[redaktoni] Gjeografia
Tygjeci është larg qendrës komunale, në veri-lindje, 16 km. Lagjet e Tygjecit janë: Kosumi, Kurti, Ismajli, Pireva dhe Rogalitë (tash Buzuku).
[redaktoni] Demografia
Aktualisht ka 35 shtëpi me afro 140 banorë. Ka shkollën e plotë fillore "Nuhi Berisha" me rreth 120 nxënës, të Tygjecit, por edhe të fshatrave për rreth, ambulancën, xhaminë dhe dy shitore private. Është qendër e lokalitetit.
Në vitin 1950 Tygjeci kishte 180 shtëpi, por për shkak të kushteve të vështria ekonomike banorët u shpëngulën në Dardanë, ish Kamenicë, në Gjilan, Prishinë dhe thuaja në të gjitha qendrat komunale të Kosovës, në Shkup e Kumanovë të Maqedonisë. Ka shumë banorë që jetojnë edhe në Turqi e Shqipëri.
[redaktoni] Manifestime
- Deri në vitin 1960 në Tygjec janë tubuar banorët e rrethinës për të kremtuar Ditën e Shënjergjit (6.maj)
- Prej vitit 2001, të dielen e fundit të muajit qershor mbahet "Takimi i vendlindjës"
[redaktoni] Referencat
- ^ Mihailo Dinic, Iz Dubrovackog Arhiva I, SAN, Zbornik za istoriju, jezik iknizevnost srpskog naroda, III odeljeneje, Knj.XVII, Beograd, 1957. nr.51, 83
- ^ Kadri Rexha, Regjistrimi i vendbanimeve dhe popullsisë së Kazasë së Novobërdës, sipas defterit kadastral nr.28
- ^ Dr. Jusuf Osmani: Vendbanimet e Kosovës, Dardana dhe Artana, Prishtinë,2004, faqe 182
![]() ![]() |
Ky artikull nga tema Gjeografia e Kosovës është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |