Vargjet satanike (roman)
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Vargjet satanike është romani i katërt i shkrimtarit indiano-britanez Salman Rushdi. Romani u botua në vitin 1988 nga shtëpia botuese angleze Penguin Books. Autori është frymëzuar pjesërisht nga jeta e Muhamedit. Titulli lidhet me "Vargjet satanike", një përpjekje ndërfutëse në Kuran përshkruar nga Ibn Ishaku në jetëshkrimin e tij të Muhamedit (teksti më i vjetër mbijetues). Shumë muslimanë e shohin historinë e Ibn Ishakut tejet shqetësuese dhe e hedhin poshtë si të rreme. Poashtu shumë shkollarë muslimanë e hedhin poshtë tregimin si historikisht të pamundshëm dhe të vërtetuar dobët.
Romani shkaktoi shume polemike me botimin e tij ne vitin 1988, pasiqe shume muslimane mendojne qe libri permban referenca përdhosëse (blasfemuese). India ishte vendi i pare qe e ndaloi hyrjen e librit ne vend. Ajatollahu Ruhollah Khomeini, udheheqesi me i larte i Iranit, nje shkollar shiit nxorri nje fatva qe thirri për vdekjen e Rushdiut dhe pohoi se kjo ishte detyre për tu bindur e çdo muslimani.
Me 14 shkurt 1989, ajatollahu transmetoi mesazhin (kumtesen) vijuese ne radion iraniane: "Une njoftoj popullsine krenare muslimane ne bote qe autori i librit Vargjet Satanike, i cili është kunder Islamit, profetit dhe Kuranit, dhe te gjithe atyre qe kane gisht ne botimin e tij qe janë te vetdijshem me permbajtjen e tij janë te denuar me vdekje" [1].
Si pasoje, Hitoshi Igarashi, perkthyesi japonez i librit u godit për vdekje me thike ne korrikun e vitit 1991; Ettore Capriolo, perkthyesi italian, poashtu u plagos rende ne te njejtin muaj nga goditje me thike; ndersa William Nygaard, botuesi norvegjez mbijetoi perpjekjen vrasese ne Oslo ne tetor 1993.
Me 14 shkurt 2006 (pikerisht pas 15 vjetesh nga kumtesa e ajatollahut), agjensia shtetrore iraniane e lajmeve raportoi qe fatva do te mbese ne fuqi pergjithmone. [2]
Ne Britani, megjithkete, libri korri kritika te fuqishme.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Përmbledhja e shkurtër e librit
[redaktoni] Data e ngjarjeve në lidhje me librin
- 26 shtator 1988 botohet romani ne Britani.
- 5 tetor 1988: India ndalon hyrjen e librit ne vend.
- 21 nentor 1988: sheiku i madh i Egjiptit Al-Azhar therret ne organizaten islamike ne Britani te marre masa ligjore për parandalimin e shperndarjes se librit.
- 24 netor 1988:romani ndalohet ne Afriken e Jugut dhe Pkistan; ndalimet e librit pasojne brenda javeve vijuese ne Arabine Saudite, Egjipt, Somali, Bangladesh, Sudan, Malajzi, Indonezi, dhe Katar.
- Dhjetor 1988-janar 1989: muslimanet britaneze mbajne djegien e librit ne Bolton dhe Bradford; Keshilli i Mbrojtjes Islamike kerkon nga shtepia botuese Peguine Books falje, terheqjen e romanit, shkaterrimin e çdo kopjeje ruajtese, dhe mosshtypjen kurreme te librit.
- 12 shkurt 1989: gjashte veta vriten dhe 100 plagosen gjate protestave kunder Rushdiut ne Islamabad, Pakistan.
- 13 shkurt 1989: vritet nje njeri dhe plagosen 60 te tjere ne protestat kunder Rushdiut ne Sringar, Indi.
- 14 shkurt 1989 Ajatollahu Ruhollah Khomeini i Iranit nxjerr nje fatva qe therret te gjithe muslimanet te ekzekutojne te gjithe ata qe kane lidhje me publikimin e romanit; 15 shkurt organizata Khodard, nje organizate fetare ose bonjade afron nje shperblim me te holla për vrasjen e Rushdiut.
- 16 shkurt 1989: Rushdiu hyn ne programin mbrojtes te qeverise britaneze dhe nxjerr nje kerkim-ndjese; Khomeini pergjigjet duke perseritur:"Eshte detyre e çdo mulimani te perdore gjithcka ai ka, jeten e tij dhe pasurine e tij, për ta derguar [Rushdiun] ne ferr".
- 17 shkurt 1989:
[redaktoni] Shiko edhe
- Liria e fjalës
- Liria e mendimit
- Vargjet satanike
[redaktoni] Lidhje te jashtme
- ISBN 0-312-27082-8
- Shenime mbi Salman Rushdiun: Vargjet satanike (ang).
- Çështja lidhëse e Rushdiut nga Koenraad Elst
- Vargjet satanike dhe tundimet e fundit - diskutime kritikuese mbi Vargjet satanike si edhe mbi filmin Tundimi i fundit i Krishtit.
- Shpata për te shitur nje perendi nga Ram Swarup
- Blasfemi e shendetshme: Diskutime mospajtuese mbi Rushdi dhe Bulgakov - diskuton rolin e artistit ne veprat e Rushdiut dhe Bulgakovit.