Vergili
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Pubël Vergil Maroni
P. Vegilis Maronis
(70 p.e.s. - ?)
Pubël Vergili Maroni ishte një poet romak, u lind afër Mantovës në vitin 70. Vergili studioi për retoriken dhe filozofin në Romë. Vitet e fundit të jetës së tij i kaloi në Napoli ndërsa vdiq në Brundisi gjatë kthimit të tij nga Greqia. Ndër veprat më të hershme të Vergilit, më e rëndësishmja është "Bucolica" (Këngë baritore). Vepra të tjera të rëndësishme të këtij autori janë edhe "Eclogae" (Vjersha të zgjedhura), "Georgica" (Poem mbi bujqësin), dhe poema epike kushtuar Oktavian Augustit "Aeneis"
Virgili në veprën e tij "Bacolica" shpeshë përdorë realizma të kohës në të cilën jetoi ndërsa në poemën "Georgica" mund të shihet dashuria e sinqertë e tij për natyrën dhe bujqësin dhe bënë përpjekje për të përgjithësuar njohuritë mbi ekonominë fshatare. Në vepren e tij "Eneiden" ("Iliada" e "Odisea" romake) tregon për peripecitë e udhëtimit të heroit trojan Eneut, i cili përpara se të arrinte në Lat për të formuar gjoja mbretërin e tij në tokën latine qëndroi për pak ditë edhe në Butrint. Kjo poemë mbeti e papërfunduar dhe u botua vetëm pas vdekjes së autorit.
Në veprn e Vergilit e gjejmë një stil të bukur, një varg melodioz dhe një gjuhë të punuar.
[redaktoni] Tituj të veprave
- "Bucolica" (Këngë baritore)
- "Eclogae" (Vjersha të zgjedhura)
- "Eneida"
- "Gjeorgjiket" (Poem mbi bujqësin)
- "Eclogae"
- "Aeneis"
[redaktoni] Burim i të dhënave
- Ilirët dhe Iiria te autoët antikë ISBN 99927-1-639-8