VeriChip
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
VeriChip (Veriçip) është një aparat RFID (Radio Frequency IDentification - Identifikim Radio Frekuencor) për njerëzit nga VeriChip Corporation, (Firma Veriçip), një pronë e plotë me pak rëndësi e Applied Digital Solutions (ADS) (Zgjidhjet e Zbatuara Digjitale) në Delray Beach (Delrej Biç),Florida.
Ky çip është i injektueshëm, i ngjitshëm ose i mbajtshëm nga njeriu. Ai përbman një numër identifikimi (njohjeje), një bobinë elektromagnetike për tejçimin e të dhënave, dhe një aftësues përshtatës. Përbërësit janë të mbyllur në një mbajtës silikoni dhe qelqi që është i pranueshëm nga indet njerzore.
Çipi u prodhua me synim të ruajë të dhënat shëndetsore të një pacienti me ndonjë organ të transplantuar, që mjekët në rast urgjence të ndërhyjnë në mjekimin e tij.
Ka madhësinë e dy kokrrave orizi, me përmasa: 12mm i gjatë dhe 2 mm i gjërë.
Sipas ADS është aparati i parë i implantueshëm RFID-çip për njerzit.
Për herë të pare iu dha leja e përdorimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mars të vitit 2002 nga Ministria e Shëndetësisë Amerikane. VeriÇipi ka shqetësuar shumë mbrojtës të të drejtave qytetare, pasiqë ky vezullues i vockël mundet jo vetëm të ruajë të dhënat shëndetsore të bartësit por, edhe të gjitha llojet e tjera të informacioneve - nga sjellja e përdoruesit deri te prova dëshmie policore.
Në një Proces (ecuri) që zgjat vetëm pak minuta e krejt pa dhimbje , çipi mund të injektohet me një gjilpërë të posaçme nën lëkurë. Pastaj ai është pothuaj i padukshëm. Nuk ka nevojë për ushqim me rrymë pasi bobina magnetike e tij aktivizohet nga nje skaner (scanner-lexues, kërkues), që kap më pas të dhënat si radio.
Sipas ADS VeriChip nuk përmban në vete asnjë të dhënë mjeksore, vetëm kode, me ndihmën e të cilëve një mjek mund të thërrasë nga një bankë e sigurt të dhënash informacionet e pacientit përkatës. Kjo bankë të dhënash, dhe jo çipi "ushqehet" pastaj me të dhënat e reja.
Vetë firma prodhuese ADS ka dëshmuar se, ky çip mund të bëjë edhe gjëra të tjera - deri në mbikqyrjen dhe ndjekjen e personave: VeriChip iu ëshë injektuar një milion kafshëve shtëpiake në SHBA , që këto të rigjehen nga pronarët e tyre në çdo kohë.
ADS nuk e fsheh në asnjë rast se, VeriChip mund të përdorej edhe për "qëllime sigurie" , siç shpjegoi drejtuesi i firmës Scott Silverman.(Skot Silverman). Sipas të dhënave të Ndërmarrjes, përdorimi i çipit është i përfytyrueshëm edhe në mision në luftimin e kriminalitetit dhe të mbrojtjes kombëtare. Përsëri duket shumë i papajtueshem me diçka tjetër fakti që, edhe më parë qëllimi i qartë i ADS ishte që, VeriChip nuk donte t´ja shiste çipin askujt, që ua injekton(mbjell) njerzve pa pëlqimin e tyre.
Sipas Silverman sfera private e bartësve të paktën mund të mbrohej, pasiqë VeriChip të ruante vetëm të dhëna mjeksore me rëndësi jetesore si grupin e gjakut ose alergjitë. Hyrja në treg e ADS kushton pak ; 200 spitale morën falas skanerat , që kushtojnë 650 Dollar sejcili.
[redaktoni] Shiko edhe
[redaktoni] Lidhje të jashtme
http://www.manager-magazin.de/life/gesundheit/0,2828,323252,00.html