Viti i Ri
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Festa e Vitit të Ri është mbrëmja festive e ndërrim-vitit, pra 31 dhjetor - 1 janar. Ndërrim-viti është festë mbarëbotërore, me përjashtim të disa vendeve islamike, e cila e arrin kulmin kur fillon edhe numërimi i mbarimit të vitit të vjetër dhe fillimi i vitit të ri. Sidoqoftë, në disa vende si për shembull Kina, viti i ri nuk festohet më 1 janar, por më vonë.
Fillimet e Viti të Ri
Viti i ri është dita e parë e vitit, por jo të gjithë vendet e festojnë në një janar, sipas kalendarit Gregoriano. Për ata që ndjekin kalendarin Giuliano, si disa kisha ortodokse, Viti i Ri festohet në 14 janar. Kur i ka fillimet e tij Viti i Ri? Festimi i Vitit të Ri është festa më antike. Babilonasit rreth 4000 vjet më parë festonin ditën e parë të vitit. Rreth vitit 2000 para Krishtit, vit babilonas fillonte korrespondenca e hënës së re pas ekuinoksit të pranverës. Fillimi i pranverës ishte një periudhë logjike për fillimin e vitit të ri, ishte stina e rilindjes.
Origjina dhe historia e vitit të ri
Për babilonasit, viti i ri fillonte me rilindjen e Tokës, domethënë me pranverën. Por, përse viti i ri festohet në dimër, në datën 1 janar? Sepse romanët antikë, vazhdonin të festonin vitin e ri në marsin e vonuar, por kalendari i tyre ishte i ‘sinkronizuar’ me diellin. Kështu Jul Qezari, në vitin 46 para Krishtit, krijoi atë që ende edhe në ditët e sotme është i njohur si ‘kalendari Xhuliano’, që stabilizonte fillimin e vitit të ri ditën e parë të vitit, pra në një janar. Këtë ditë romanët ftonin miqtë e tyre dhe shkëmbenin dhuratë një vazo të bardhë me mjaltë, dhe gjëra të tjera që ishin urim për fat dhe lumturi. Këtu ekzistonte dhe imazhi i Dea-s, e cila kishte domethënien e fatit dhe të lumturisë. Në shumë vende evropiane, përdornin kalendarin Xhuliano. Ndërsa të tjerët e festonin vitin e ri sipas kalendarit të tyre për shembull në 1 mars (Viti i Ri në Romën republikane) 25 dhjetor (Krishtlindjet). Vetëm me përdorimin universal të kalendarit gregorian (nga emri i papës Gregorio XIII, i cili e ideoi në vitin 1582), data e 1 janarit shënon fillimin e vitit të ri duke u bërë një gjë e përbashkët për të tërë.
![]() |
Ky artikull është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
Kategoritë: Cung | Festë