Zihni Haskaj
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Zihni Haskaj lindi më 4 qershor 1937 në fshatin Dragot të Tepelenës. Ka studiuar për gjuhësi gjermane dhe histori. Ka punuar mësues, inspektor arsimi, pedagog, sekretar shkencor i sektorit të periudhës së Rilindjes në Institutin e Historisë dhe për disa vite ambasador në Austri. Si historian i njohor, është autor dhe bashkautor i disa punimeve për periudha të ndryshme historike. Ka botuar një varg librash, kumtesa, referate, dhe mjaft artikuj shkencorë dhe publicistikë. Ka themeluar dhe është kryetar i Shoqatës Atdhetare-Kulturore-Shkencore Mbarëkombëtare "Ali Pashë Tepelena", dhe drejtor i gazetës " Tepelena Jonë " që botohet në Tiranë. Nga viti 1991 është zgjedhur dhe vazhdon të jetë kryetar i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Gjermani.