Ali Podrimja
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Ali Podrimja | |
Emri: | Ali Podrimja |
---|---|
Ditëlindja: | 1947 |
Vendlindja: | Gjakovë, Kosovë |
Nacionaliteti: | Shqiptar |
Ali Podrimja lindi më 1947 në Gjakovë, Kosovë, ku pati një fëmijëri të vështirë. Publikimin e parë e bëri në vitin 1957 në revistën letrare Jeta e Re kur ishte në gjimnaz.
Rrethanat e vështira politike gjatë viteve ´60 dhe ato familjare më pas, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në poezitë e tij. Vdekja e të birit, Lumit, rezultoi me veprën më të bukur të tij gjer më sot, Lum Lumi.
Poezija e tij ka bërë që poezia shqiptare në tërësi të respektohet në të gjithë trojet shqiptare, si dhe të përkthehet në shumë gjuhë të huaja. Vargu i Podrimjës karakterizohet nga thjeshtësia, rima e padukshme, dhe simbolet e papritura.
[redaktoni] Bibliografia
- Hija e tokës, 1960
- Thirrje, 1961
- Shamijat e përshëndetjeve, 1963
- Dhimbë e bukur, 1967)
- Sampo, 1969
- Torzo, 1971
- Lum lumi, 1982
- Buzëqeshje në kafaz
- Harakiri, 1999