Anton Çetta
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Anton Çetta ka lindur në Gjakovë më 1935 dhe vdiq në Kosovë më 1995. Student dhe pedagog i shkëlqyer, studiues dhe krijues i talentuar, por mbi të gjitha njeri i përkryer zgjodhi atë ... më të vështirën, heshtjen me pasojë harresën, fali gjithçka të bukur për të ruajtur më të shtrenjtën: dinjitetin. Në vitet e para pas '90-ës pa ditët e pakta të "ringjalljes", si drejtor i Radio Shkodrës. Aktualisht editor i Federatës Panshqiptare "VATRA" jeton e punon në New York me sytë, mendjen e zemrën nga oqeani e deti ... përtej të cilit ai është ... Eshtë autor i dy librave me poezi, "Dritarja e një britme" dhe "Heshtja ka tingull guri" nga shtëpia botuese Camaj-Pipa 2002 - nga ku janë shkëputur dhe poezitë e mëposhtme.
Brezit tim
- Kopetë e ditëve tona
- shkojnë drejt disa brigjeve
- të çorodituna
- të ndjekuna nga lehje qensh.
- Në bulshitë e atyne lehjeve,
- të përjarguna
- eshtnat e së ardhmes sonë.
Emblema
- Po flet?
- Shshsh, mos fol!
- Fjala ka flatra
- e Zeusi s'duron blasfemi.
- Kanë tringëllim të përjetshëm
- tridhjetë paret,
- Juda i ka veshët e gjatë
- e përgjon ditë e natë.
- Sot ashtë emblemë e jetës
- bisku i gjakut,
- emblemë pesëcepëshe.
Të gjitha rrugët ...
- Natë me shti gishtat ndër sy,
- por duhet me i thanë mëngjes,
- mëngjes me diell, bile.
- (Oh, sa t'i marrka dielli sytë!)
- Ecim përpara, me hapin lart, marshojmë,
- me kangë në gojë, në buzë!
- S'e dijmë ku shkojmë,
- por të gjitha rrugët të çojnë atje ... n'greminë.