Behar Shtylla
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Behar Shtylla është regjistruar në historinë e Shqipërisë komuniste si njeriu më me eksperiencë dhe që ka projektuar politikën e jashtme të diplomacisë së saj. Ai ka lindur në vitin 1918 dhe është nga kuadrot e para të luftës Nacionalçlirimtare. Për shkak të cilësive të veçanta diplomatike që viheshin re tek ai, u bë nga njerëzit e parë të preferuar të Enver Hoxhës për të punuar në fushën e politikës së jashtme të shtetit. Kështu që në fillim është emëruar ministër (ambasador) fuqiplotë në Paris, ndërsa në vitin 1953 zëvendësoi Enver Hoxhën në detyrën e ministrit të Jashtëm, të cilën e kreu për 17 vjet me radhë, pikërisht deri në vitin 1970.