Bujar Asqeriu
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Bujar Asqeriu lindi më 13 gusht 1956 në Vlorë, Shqipëri. Është një aktor i mirënjohur i skenës dhe ekranit shqiptar.
U diplomua si aktor nga Akademia e Arteve në Tiranë dhe u rikthye në qytetin e lindjes, më 1979. Për 15 vjet ishte aktor i Teatrit “Petro Marko” të Vlorës. Gjatë kësaj periudhe pati një karrierë intensive në film, duke filluar me rolet e Fatosit dhe Muzakes, respektivisht ne filmat “Ne shtepine tone” (Dh. Anagnosti, 1979) dhe “Liri a vdekje” (I. Muça & K. Mitro, 1979). Por suksesin më të madh e ka pasur me rolet e Telos në filmin “Njeriu i mire” 1982 dhe Avni Rustemit në filmin “Nje emer midis njerëzve” 1983, për të cilët ka fituar Medalionin e Festivaleve të Filmit të viteve 1983 e 1985. Ndër filmat e tjerë mund të përmendim “Ne shtepine tonë” 1979, “Radiostacioni” 1979, “Vëllezër dhe shokë” 1979, “Ne prag te lirise” 1981, “Ne emer te lirise” 1987, “Misioni pertej detit” 1988, “Jeta ne duart e tjetrit” 1990, “Deshperimisht” 2000.
[redaktoni] Filmografia
- Lettere al vento - (2003) .... Gon Doji
- Prindër të vegjël - (1991) (TV)
- Jeta në duart e tjetrit - (1990)
- Misioni përtej detit - (1988)
- Në emër të lirisë - (1987)
- Telefoni i një mëngjesi - (1987)
- Tri ditë nga një jetë - (1986)
- Një emër midis njerzëve - (1983)
- Ditë të qytetit tim - (1982) (TV)
- Në prag të lirisë - (1981)
- Në shtepinë tonë - (1979)
- Liri a vdekje - (1979)
[redaktoni] Shih edhe
[redaktoni] Lidhje të jashtme
![]() |
Ky artikull nga Aktori është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |