Bujar Lako
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Bujar Lako lindi në Tiranë më vitin 1948. Është një aktor i mirënjohur shqiptar.
Karierën si aktor e fillon në Teatrin Kombëtar pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, më 1973. Shumë shpejt bëhet i njohur nëpërmjet filmave "Në fillim të verës" i G. Erebarës dhe "Perballimi" i V. Gjikës. Pas kësaj ai realizon një sere figurash në rreth tridhjetë filma midis të cilëve mund të përmendim: "Gjeneral gramafoni" V. Gjika, "Udha e shkronjave" V. Prifti, "Ballë per ballë” K. Çashku, P. Milkani, "Kthimi i ushtrisë se vdekur" dhe "Gurët e shtëpisë sime" Dh. Anagnosti, "Amiko" Cizia Zyke, produksion francez.
Në teatër ka interpretuar rreth shtatëdhjetë role, midis të cilëve veçomë: "Vizita e inspektorit" Xh. Pristli, (Dh. Pecani), `Monserati" E. Robles (P. Mani), "Vdekja e një komisioneri" A. Miler (F. Haxhiraj), "Vdekja e Dantonit" Byhner (V. Milçin), "Ditë vere" Mrozhek, (B. Lako), "Ariu" Çehov (S. Duni) etj. Në vitin 1992 interepreton në Teatrin e Kombësive ne Shkup në produksionin "Varrtarët" .
Në vitin 1975 nderohet me çmimin e veçantë per filmin "Përballimi". Në vitin 1979 çmimin e veçantë per filmin "Ballë per ballë". Në festivalin e filmit të vitit 1979 vlerësohet si aktori me i mirë i festivalit dhe nderohet me kupën e festivalit per rolin e Halit Beratit në filmin "Gjeneral gramafoni". Në vitin 1979 është lauruar me çmimin e Republikës së shkallës se pare, per filmat "Gjeneral grarnafoni" dhe "Ballë per ballë”. Në vitin 1982 është nderuar me urdhrin "Naim Frashëri" klasi i pare, per interpretim në teatër. Në festivalin e filmit të vitit 1991 është shpallur aktori me i mirë per interpretimin e rolit të gjeneralit në filmin "Kthimi i ushtrisë se vdekur". Në vitin 1985 fiton titullin "Artist i Merituar"
[redaktoni] Filmografia
- Syri magjik - (2005) .... Petro
- Lule të kuqe, lule të zeza - (2003)
- Kthimi i ushtrisë së vdekur - (1989)....Gjenerali Italian
- Binarët - (1987)
- Telefoni i një mëngjesi - (1987)
- Vrasje ne gjueti - (1987)
- Gabimi - (1986)
- Gurët e shtëpisë sime - (1985)
- Vendimi - (1984)....Këshilltari
- Dora e ngrohtë - (1983)
- Nëntori i dytë - (1982).....Luigj Gurakuqi
- Ballë për ballë - (1979)
- Gjeneral gramafoni - (1978)......Halit Berati
- Udha e shkronjave - (1978) (TV)
- Përballimi - (1976)
[redaktoni] Shih edhe
[redaktoni] Lidhje të jashtme
![]() |
Ky artikull nga Aktori është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |