Drini i Bardhë
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Lum që përshkon pjesën perëndimore të Kosoves, respektivisht Rrafshin e Dukagjinit. Drini buron nga një gurrë në Bjeshkën e Rusolisë, sipër fshati Katundi i Ri në vendin e ashtuquajtur Radavci (afer qytezes Burimi)ku krijon edhe një ujëvarë të bukur, para se të zbresi në rrafshira dhe bashkohet afër qytetit të Kukësit me Drinin e Zi për të formuar Drinin që në antikitetë njihet më emrin Drillon.
Në territorin e Kosovës, Drini gjarpëron për 122 km në drejtimin veri-jug. Ai mbledhë me vete edhe ujërat e Lumbardhit të Pejës, Erenikut, e Lumbardhit të Prizrenit. Me një madhësi prej 4,646 km², bazeni i Drinit është më i madhi nga katër bazenet ujëmbledhëse të Kosovës.
![]() |
Ky artikull nga Gjeografia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |