Faik Ballanca
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Faik Ballanca ishte një gazetar dhe përkthyes shqiptar. Ai lindi në Tiranë në vitin 1945, dhe vdiq në vitin 1977
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Edukimi
Ai mbaroi Fakultetin Histori-Filologji në degën e gazetarisë dhe pas përfundimit të tij punoi në gazetën “Zëri i Rinisë” dhe në revistën “Nëntori”. Shetiti gjithë trollin e Shqipërisë, herë si gazetarë, herë si alpinist, herë si vizitor, por nuk arriti asnjëherë të shkelë në trollin e lindjes së prindërve të tij në Dibër të madhe. Tregimet e para nisi t’i botonte në vitin 1962.
Nevoja për te lexuar edhe literaturë jashtë kornizave të socializmit realist ate e shtynë të mësoi gjuhë të huaja. Përktheu nga gjermanishtja, frëngjishtja dhe italishtaja. Me krijimet e tij, Faik Ballanca arriti të krijonte personalitetin e tij të veçantë si shkrimtar, në saje të kulturës së gjerë, intuitës së hollë artistike dhe skrupulozitetit të tij krijues.
Mirëpo, ndonëse ishte „i urtë“, për sistemin ai u bë „i prapë“ andaj për të mos përjetuar torturat Faik Ballanca vrau vetën, në vitin 1977. Përndryshe në këtë kohë në mënyrën më kriminale iu sul diktatura të quajturit “grupi i të rinjve kundër vijës së partisë në art e letërsi”. Suzana Selenica dhe Ahmet Golemi u arrestuan, u torturuan dhe pësuan tronditje të thellë psikologjike. U arrestuan Sadri Ahmeti, Pirro Kuqi, Zyhdi Morava, u internuan Roland Gjoza, Namik Mone me akuzën e përbashkët: “agjitacion e propagandë në art e letërsi”.
[redaktoni] Veprimtaria letrare
- "Rrëmbimi" - (1970),
- "Pasdite të lagura" - (1971),
- "Katër orë larg shtëpisë- Shtigje me helm" - "I fundit" - ( 1972),
- "Letra anonime" - (1973),
- "Pritësit e rrufeve" - (1975),
- "Tregime të zgjedhura" - (1976)
- "Nomeja e largët” ( roman) - (1989).
- "Kënga e fundit e Marko Boçarit” - (2002)
- "Mbama pak pallton, çun!”- ?
[redaktoni] Thënie mbi Faik Ballancën
- Vath Koreshi: "Jo rrallë më ndodh që, duke lexuar tregime të Faik Ballancës, më vjen në vesh zëri i tij gjithmonë i shtruar dhe i mbushur me magjinë e zemrës dhe mendjes së tij aq të mprehtë. Faiku ngjallet sa herë, sepse gjithmonë ne kemi nevojë të na plotësojë me diçka që na mungon. Kur jemi të padrejtë, ai na ofron ndershmërinë e tij, kur na tut jeta, ai na bën më të guximshëm. Ai di të na shtyjë gjithmonë që të bëhemi më shumë njerëz, më shumë shokë dhe më shumë të mençur. Gjithë artin e tij ky njeri me zemër vezullimtare e vuri në funksion të fisnikërimit të njeriutë të tregojë se ç‘rrezatim të fuqishëm ka një shpirt që do, që dhemb dhe që nuk e pranon meskinitetin".
- Dritëro Agolli:” "Faik Ballanca e pati të shkurtër kohën e krijimtarisë, ashtu siç e patën Lermontovi, Migjeni, Veli Stafa apo Drago Siliqi. Nga kjo anë, e fundit të dhimbshëm të jetës së shkurtër, megjithëse në rrethana të ndryshme shoqërore, ai u shëmbëllen në fatin tragjik këtyre shkrimtarëve, që nuk i dhanë dot të gjitha ato që mund të jepnin. Megjithatë, ky i dashuruar i marrë i librave, la një trashëgimi të vyer letrare, që përcjell te njerëzit një kënaqësi të vërtetë estetike edhe sot e kësaj dite”.
- Ismail Kadare, për romanin e tij të parë "Nomeja e largët": "Asnjë nga akuzat që i bën redaksia nuk qëndrojnë. Ky është romani i tij i parë dhe çuditem se si ka mundur të realizojë një strukturë kompozicionale të tillë, sa të vështirë aq edhe moderne"