Giovanni Boccaccio
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Giovanni Boccaccio | |
Statuja te Uffizi, Firencë |
|
Emri: | Giovanni Boccaccio |
---|---|
Ditëlindja: | 16 qershor 1313 |
Vendlindja: | Firencë |
Ditëvdekja: | 21 dhjetor 1375 |
Vendvdekja: | Certaldo, Firencë |
Nacionaliteti: | Italian |
Giovanni Boccaccio (sqt. Xhovani Bokaço) lindi më 16 qershor 1313; vdiq më 21 dhjetor 1375, ishte një autor dhe poet italian. Ishte mik dhe bashkohës me Françesko Petrarken. Nëse Françesko Petrarka ishte i njohur në poezi me sonatët, bashkohësi dhe miku i tij Xhovani Bokaçio u bë i njohur ne prozë me rrëfenjat. Nëse Petrarka përmendet për sonatat e "Librit të këngëve", Bokaçio përmendet për rrëfenjat e Dekameronit.
Dekameroni i Bokaçios hapet me sfondin e murtajes se madhe qe ra ne Firencë ne vitin 1348 e cila shkaktoi viktima të shumta. Libri shkruhet më 1348-1351. Dekameroni ka dhjet protagonist, shtat vajza dhe tre djem, që për t'i shpetuar murtajës largohen nga Firencja dhe vendosen larg qytetit. Të dhjetë protagonistët janë të ri nga 18 deri ne 28 vjet dhe do të qëndrojnë së bashku për dy javë. Ata vetëorganizohen ndajn punët rolet dhe detyrat.
Rrëfimet që permban Dekameroni vijnë nga burime të ndryshme: autori huazon subjekte nga vëllime anekdotash latine, nga vëllime të popullore toskanë nga fabliot franceze, nga prozator të antikritetit romak si dhe rrëfime e përalla nga bota orientale.
Ky artikull nga Literatura është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |