Historia e Medvegjës
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë komuna të pazhvilluara në jug të Serbisë me banor të përzier, shqiptar, serb dhe rom. Vendi kufizohet me Kosovë në jugperendim, dhe me Republikën e Maqedonisë në jug. Përbërja demografike, pozita e regjionit dhe jozhvillimi i tij këtë teritor e kanë bërë të jetë jo stabil, në të cilin në menyrë specifike janë thyer rethanat politike, të sigurisë dhe tjera në Serbi, në Kosovë, dhe regjionin e gjerë.
Presheva , Bujanoci dhe Medvegja janë komunat e vetme në Serbi, në të cilat jeton numër i konsiderueshem i pjestarve të komunitetit nacional Shqipëtar.Vlersohet që në këto tri komuna ka më shumë se 100.000 Shqipëtar. Në prill të vitit 2002. është kryer regjistrimi i parë i banorve në të cilin pas 21. viti marrin pjesë dhe Shqipëtarët. Rezulltatët zyrtare të regjistrimit ende nuk janë publikuar.
Të drejtat themelore të njeriut, dhe të drejtat e pakices shqiptare rregullisht janë shkel gjatë kohës së rexhimit të kaluar. Diskriminimi në arsim, punësim, informim dhe në lëmi tjera është intensifikuar në fund të viteve tetdhjeta. Miratimi i Kushtetutës së Republikës së Serbisë në vitin 1990, e pastaj dhe sërë ligjesh të drejtuara në forcimin e pushtetit qendror, së pari e goditen vetëqeverisjen lokale. Në komunën e Preshevës, për shembël, partitë shqiptare qe nga viti 1990 gjithnji e kanë fitur pushtetin lokal, por nuk patën mundësi që të ndikoin në ngritjen e të drejtave kolektive të komunitetit shqiptar. Deri në intervenimin e Paktit Veriatlantik (NATO) të vitit 1999, pos diskriminimit sistematik, pushteti aplikoi dhe forma të tjera të presionit. (largimi nga puna, gjykimet politike dhe ndalimi i shtypit).