Ibn el-Nafis Damashku
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Ibn el-Nafis Damashku
1213-1288
Ibn el Nafis ka qenë fizikant me reputacion si dhe expert i shquar i shkollës juridike shafi`i. Ai është i famshëm për zbulimin e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe gjithashtu ai ishte i pari i cili përshkruajti strukturën e mushkrive, bronkes dhe arteries brerore. Ala-el-Din ebu el-Hasan Ali ibn ebi el-Hazm el-Karshi ibn el-Nafis el-Damashku lindi më 1213 në Damaskë. Edukatën e mori në Kolegjin Mjekësorë (dhe spital) të themeluar nga Nur el-Din Zangi. Ibn el-Nafis studioi mjekësinë pran dijetarit të njohur Muhazzab el-Dinj Abd el-Rrahim. Ai gjithashtu studioi jurisprudencë, letersi dhe teologji.
Ekspertiza dhe reputacioni i tij në mjekësi dhe jurisprudencë u shperblye me emërimin e tij si Principal i spitalit të famshëm Nasir në Kajro. Aty, ai ushtroi shumë shpecialist mjekësor duke përfshirë edhe kirurgun e famshëm Ibn el-Kuff el- Masihi. Më pas ai shërbeu në shkollën Mensurije në Kairo. Me vullnetin e tij ai i dhuroi Spitalit Mansurija shtëpinë e tij, librarinë dhe klinikën. Ibn el-Nafis ka vdekur më 678 H. (1288 M.)
Ibn el-Nafis dha kontribut të çmuar në mjekësi.. Ai shkruajti komente dhe kritika të detajuara mbi njohuritë mjekësore që ekzistonin në kohën e tij dhe shtoi shumë kontribute origjinale. Kontributi më i madh i tij ishte zbulimi i sistemit qarlullues të gjakut i cili u rizbulua tre shekuj më mbas. Ibn el-Nafis ishte i pari që bëri përshkrimin e saktë të strukturës së mushkrive dhe përshkrimin e bronkes si dhe ndërlidhjen ndërmjet enëve të trupit për ajr dhe gjakë. Gjithashtu ai elaboroi funksionimin e arterjeve brerore si ushqyes të muskujve kardiak.
El-Shami fi el-Tibb ishte enciklopedia e Ibn El-Nafis e përbërë prej 300 volumesh e cila nuk u kompletua sipas planifikimit për shkak të vdekjes së autorit. Ky dorëshkrim ruhet si përmbledhje speciale në Damask. Libri në ofthamologji kryesisht është kontribut i tij origjinal i cili poashtu ekziston. Nga mesi i librave të tij Muxhaz el-Kanun u bë më i famshmi dhe më pas disa komentime u shkruan mbi të. Ai shkruajti edhe një libër të famshëm Kitab el-Muhtar fi el-Agdhija që merret me efektet e djetës në shëndet. Ai poashtu shkruajti disa komente në librin e Hipokrates dhe Kanunit të Ibn Sinas të cilët ende ekzistojnë.
Veprimtaria e Ibn el-Nafis pati influencë të madhe në zhvillimin e shkencës mjekësore si në botën Islame ashtu edhe në atë Perëndimore. Ajo shtoi njohuritë mjeksore me qartësi të madhe dhe theksoi precizitetin. Fillimisht vetëm një libër i tij u përkthye në gjuhën latine. Më pas shumica e veprimtarisë së tij ngeli e pa njohur për Evropën me shekuj të tërë.