Jakup Krasniqi
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Jakup Krasniqi politikan kosovar. Lindur në vitin 1951 në Negrofc të Drenasit. Studimet i mbaroi në Prishtinë në Fakultetin Filozofik dega Histori(viti?). Më pas i kushtohet punës si petagog dhe krahas saj fillon veprimtarinë politikë në ilegalitet. Në vitet 1981 deri me 1991 burgoset për aresye politike nga pushtuesit serb. Si fillim pjesetar aktiv i LDK në Drenas më vonë anetar i kryesisë së LDK-së. Angazhohet aktivisht në ndërtimin e strukturave të UÇK-së dhe shfaqet edhe si zëdhënës i UÇK-së në kohën e luftës. Anëtar i delegacionit shqiptar në Rambuje të Francës. Ministër në qeverinë e parë të Kosovës. Pas zgjdhjeve të para në Kosovën e çliruar ministër për shërbimet publike. Në zgjedhjet e lira pas pushtimit më 1992-1998 deputet në parlamentin e Kosovës. Tani është sekretar i përgjithshëm i PDK-së, kryetar i grupit parlamentarë të PDK-së në parlamentin e Kosovës dhe anëtarë i grupit politik strategjik për negociata.
[redaktoni] Artikuj
[redaktoni] Libra
"Kthesa e madhe. Ushtria Clirimtare e Kosoves" Jakup Krasniqi Shtepia Botuese Buzuku 302 faqe,Prishtine 2006 ISBN 9951-08-059-6