Këshilla për këmbët
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Kur ecën me taka të larta, thembra e humbet elasticitetin. Të ecësh zbathur ose pa taka, qoftë edhe nëpër shtëpi, është një ushtrim i mirë për këmbët e stërmunduara nga takat.
Në lidhje me higjienën dhe frymëmarrjen e këmbëve, është mirë që në stinën e ngrohtë, të heqësh dorë nga këpucët e mbyllura, sidomos burrat.
Për qarkullimin e mirë të gjakut në nivelin e këmbëve, duhen evituar banjat e nxehta dhe të shpeshta të këmbëve. Le të zëvendësohen me banjat me ujë të freskët
Për t’u dhënë këmbëve freski, duhen masazhuar me krem që ka përmbajtje alkooli dhe duhet filluar nga majat e gishtave deri lart.
Kryqëzimi i këmbëve nuk rekomandohet, pasi prish normalitetin e qarkullimit të gjakut, i cili kur këmbët kryqëzohen, grumbullohet nën gju.
Poshtë dyshekut, pikërisht aty ku pushojnë këmbët, mund të vendosni diçka të vogël, jobezdisëse, e cila e ngre pak nivelin e pozicionimit të këmbëve dhe ndihmon qarkullimin e mirë të gjakut.
Duhet evituar prerja thellë e thonjve, pasi shkakton shpesh probleme të rënda, që shpesh shkojnë deri aty sa kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale kur thoi hyn në mish duke shkaktuar plagë të vogla, por të rënda.
Pak aktivitet sportiv, vrap ose ecje e thjeshtë ndihmon në qarkullimin e gjakut. Përkundrazi. qëndrimi i gjatë në këmbë, qoftë edhe duke bërë ecejake të vogla, është i dëmshëm për këmbët.
Ju lutemi shikoni edhe Udhëzimin rreth artikujve të mjekësisë! |