Kastriot Islami
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Kastriot Islami ka lindur në Tiranë më 18 gusht 1952.
[redaktoni] Edukimi
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Dega Fizikë Speciale. Doktoratë në fushën e Fizikës Atomike e Molekulare, Universiteti i Parisit XI, 1981-1985. Studime post-doktorate, Universiteti i Giessenit, Gjermani.
Doktor i Shkencave, Profesor.
[redaktoni] Veprimtaria profesionale
Profesioni: Fizikan
Punonjës kërkimor-shkencor në Fakultetin e Shkencave të Natyrës; Zëvendësdekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës; Zëvendëskryetar i Këshillit Shkencor; Anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Unionit Ballkanik të Fizikës; anëtar i Editorial Board of Journal "Fisica Balkanica".
[redaktoni] Veprimtaria politike
1996 e vazhdim: anëtar i PS-së; 1996-1999: anëtar i Kryesisë së PS-së; 1996-2005: anëtar i KPD të PS-së; 1996-1997: Kryetar i Departamentit të Medias dhe Informacionit në PS; 1991-1992: Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë; 1992-1998: Kryetar/anëtar i Komisionit për Hartimin e Projektushtetutës; 1998-2001: anëtar i Komisionit të Ligjeve dhe Çështjeve Kushtetuese; 2001-2002: Sekretar i Komisionit Parlamentar të Politikës së Jashtme; 1991: Ministër i Arsimit; 1997-1998: Ministër i Shtetit; 1998: Zëvendëskryeministër; 2002-2004: Ministër i Financave; 2004-2005: Ministër i Punëve të Jashtme; 1999: Koordinator për Krizën e Kosovës.