Klimatologjia
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Klimatologjia është disiplinë shkencore mbi klimën. Klima (nga greqishtja pjerrtësi) si term meteorologjik është përmbledhje e faktorëve dhe elementeve meteorologjik të cilët në nji kohë të caktuar e përbëjnë gjendjen mesatare të atmosferes mbi nji sipërfaqe të Tokës. Lëndë e studimit të klimatologjisë janë veçoritë e klimës në pjesët e ndryshme të botës, klasifikimi dhe shtrirja e sajë.
Klimatologjia ndahet në:
- Klimatologjinë e përgjithshme (fizike) dhe
- Klimatografi.
Klimatologjia e përgjithshme studjon vetitë fizike të klimës si gjendje mesatare e atmosferës. Klimatografia pasqyron klimën e regjioneve të ndryshme.
Klimatologjia moderne është disiplinë komplekse sepse përveç disa elemeteve meteorologjik hulumton edhe mardhënjet në mes tyre për të ardh deri te shënimet e rëndësishme. Se si ndryshon klima në hapsirëdhe në kohë, në kuadër të klimatologjisë është zhvilluar edhe paleoklimatologjia, e cila studjon klimën në të kaluarën.
[redaktoni] Faktorët klimatik
Faktorë klimatik jan modifikatorë të klimës, forcojnë ose dobsojnë intenzitetin ose madhësinë elementëve klimatik.
- Rrotacioni i tokës,
- Revulucioni,
- Gjërsia gjeografike,
- Lartësia mbidetare,
- Përhapja e masave ujore dhe toksore,
- Largësia nga detrat dhe oqeanet,
- Rrymat detare,
- Relievi,
- Liqenet,
- Atmosfera,
- Trolli (dheu) dhe vegjetacioni,
- Njeriu.
[redaktoni] Elementet klimatik
Elementet klimatik përcaktohen nga qarkullimi i përgjithshëm atmosferik dhe janë:
- Rrezatimi diellorë (insolacioni),
- Rrezatimi toksorë (radiacioni),
- Gjtësia e zgjatjes së rrezatimit diellorë,
- Dukshmëria horizontale,
- Temperatura e ajrit dhe shtresave të sipërme të tokës,
- Shtypja e ajrit,
- Lagështia e ajrit,
- Të vrenjturit,
- Lartësia e reshjeve,
- Lartësia e mbulesës së dëborës,
- Dendësia e dëbores,
- Drejtimi dhe shpejtësia e erës.
[redaktoni] Dukuritë meteorologjike
Dukuritë meteorologjike janë: mjegulla, retë, shiu, dëbora, brashëri, breshniza, vesa, bryma, krahneza, ngrica etj.