Koha Vision
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
KTV (shkurtesa e Koha Vision) është një stacion televizioni kombëtar, pjesë e "Grupit Koha", me pronare Flaka Surroi. Drejtori i "Kohavisionit" është Leke Zherka. Kosova ka tre televizione kombëtare dhe KTV-ja është televizioni më alternativ ne Kosove, me nje shikueshmeri urbane dhe program 24-oresh.
Motoja është "Ec me kohën". KTV-ja ka nje diapazon te gjere programesh, duke nisur nga ato informative-politike, gjer te programet për me te vegjlit.
Programi informativ i KTV-se perbehet prej edicioneve informative (12.30, 15, 17, 19 dhe 23). Ne kuader te tij realizohen edhe emisionet ne studio për aktualitetet politike dhe sociale, si Rubikoni, Euro, Konfront e te tjere. Ekipi i ri dinamik i gazetareve percjellin temat dhe ngjarjet me te vecanta nga terreni drejt ne ekranet televizive. Kameramanet e shkakthte ju sjellin detajet me te bukura nepermjet objektivit te kameres. Montazheret kapin pikat e vecanta te ngjarjes.
Programi sportiv i KTV-se është programi me i pasur, me i shikueshem dhe me energjik i sportit ne Kosove. Redaksia e sportit ofron informacionet me aktuale për te gjitha disiplinat e sportit. Edicioni i "Sportit ne KTV", çdo nate prej 23.15, është permbledhja ditore e tere ngjarjeve sportive. Transmetimet e Liges italiane te futbollit, emisioni javor "Sporti Total" dhe emisioni i vetem për basketbollin "Asist" janë nder emisionet sportive me te shikuara ne vendin tone.
Emisionet për sferat e ndryshme jetesore mund te gjenden ne Kosove. Emisioni i perditshem për show-biznesin "Express", emisioni për automobilizem "Automan", emisioni për femren "Anima", emisioni për peshkimin "Ditari i Peshkatarit", emisioni për boten e kafsheve "Fauna Jone", emisioni i perditshem enigmatik, emisioni i aktualiteteve sociale dhe politike "Cosmo" janë nder klasiket e KTV-se dhe te paret e llojit te vet ne Kosove.
Seriali vendor "Tre Gjermanet e Trashe" është komedia me e shikuar vendese. Ai, sapo ka nisur te transmetohet edhe ne edicionin e dyte te tij ne KTV.
"Programi Fluturues i Mengjesit" është emisioni i perditshem për te nisur diten te informuar. Mysafiri ne studio, mendimet e qytetareve, rrefimet e ndryshme nga jeta dhe mjeku ne studio (ku shikuesit mund te kycen me telefonatat e tyre) janë nder rubrikat e PFM-se.
Serialet e KTV-se, "Stuhia" dhe "NCIS" janë serialet me te shikuara ne mbare boten.
KTV-ja nuk i ka harruar edhe me te vegjlit. Programi Fluturues i Femijeve emitohet çdo te diel.
Ekipi i ri dhe dinamik i KTV-se ju freskon dhe ju ben te ecni me kohen.
Burimi kryesor i të ardhurave janë reklamat. Në fillim ka marrë mbështetje financiare mes tjerash nga USAID.
[redaktoni] Programi i KTV
Serialet dhe Telenovelet që i kanë transmetua dhe ato që janë aktual në transmetim.
- Beti e Shëmtuar
- Rebelët
- Florisienta
- Amor Real
- F/X
- NCIS
[redaktoni] Lidhje të jashtme
![]() |
Ky artikull nga Televizioni është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |