Kolë Bojaxhiu
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Kolë Bojaxhiu, emri i plotë i të cilit ishte Nikollë Bojaxhiu ishte babai i Nënë Terezës. Nuk dihet dita e lindjes së tij. Mendohet se ka lindur në qytetin e Prizrenit. Më vonë u vendos në Shkup ku u mor me tregti. U martua me Drane Barnaj. Nga martesa u lindën 5 fëmijë. 2 prej tyre vdiqën fare të vegjël. 3 fëmijët e tjerë ishin Lazër Bojaxhiu, Gonxhe Bojaxhiu (Nënë Tereza), dhe Age Bojaxhiu.
Vdiq me datë 2 gusht 1919 në Shkup. Nuk dihet vendi i saktë i varrit.