Kolë Idromeno
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Kolë Idromeno lindi më 15 gusht 1860 në Shkodër. I ati i tij, Arsen Idromeno, kish ardhur nė qytetin verior nga krahina jugore shqiptare e Çamërisė dhe ishte martuar me shkodranen Roza Saraçi. Ai ushtronte profesionin e marangozit, ku e ndihmonte dhe Kola i vogël, sidomos duke i zbukuruar orenditë prej druri me vizatime. Më vonë djali mori mësime për vizatim pranë fotografit të njohur të qytetit, Pjetër Marubi, i cili pasi dalloi tek nxënësi aftësi të veçanta, e këshilloi të atin ta dërgonte djaloshin për studime jashtë vendit. Këshilla e fotografit u pranua menjëherë, dhe djaloshi në moshen 15-vjeçare, filloi studimet për pikturë në Venecje të Italisë, ku vazhdoi mësimet vetëm për dy vjetë. Pas kthimit në vendlindje, Kola, përveç pikturës që e ushtronte papreraz, po e tërhiqte edhe fotografia që e shihte me kënaqësi në studion e Marubit. Në studio në atë kohë punonte si ndihmës një djalosh zadrimor, Mati Kodheli, me të cilin Kola u miqësua shpejt, por për një kohë të shkurtër, sepse më 1881, ai vdes. Theksojmë se në këtë periudhe u ngjiz miqësia ndërmjet familjeve Marubi dhe Idromeno që vazhdoi për një kohë të gjatë.
Vendin e tij pėr njė farė periudhe e plotėsoi Idromenua i ri qė thithte shumė tė fshehta tė profesionit nga mjeshtri italian qė gjithėsesi nuk ishte "koprac" nė ndihmėn ndaj tė rinjėve. Duke parė aftėsitė e tė birit nė lėmė tė fotografisė, Arsen Idromeno, vendosi tė hapi edhe ai bashkė me tė birin njė atelie fotografike. Punėn nė tė e drejtonte dhe e pėrballonte vet Kola i cili çfaqi pasion dhe zell tė madh si artist dhe teknolog nė proçeset e fotografimit. Gjatė punės si fotograf, Kola, krijon lidhje me shumė njerėz tė tė gjitha shtresave, duke u bėrė kėsisoj njeri i njohur nė qytet. Ndėrkohė studioja e ngritur nė vitin 1884, u quajt me njė emėr fare shqip "Dritėshkronja e Kolės", emėr qė mė vonė u huazua edhe nga Marubi qė emėrtoi atelien e tij "Dritėshkrojetoria Marubi".
Kola tanimė punon e krijon kryesisht nė dy fusha, pikturė dhe fotografi tė cilat duke qėnė brendėzuar nė artet pamore, drejtėpėrdrejt ose tėrthoraz, ndihmonin njera-tjetrėn. Kėshtu pėr tė krijuar pikturėn e njohur “Motra Tone”, Kola pėrdori dhe fotoportretin qė i kish bėrė ai tė motrės, ndėrsa piktura e mėsonte tė bėnte fotografi artistike sa mė ndjesore dhe piktorike. Ai fotografonte shumė, e nė xhamat dhe celuloidėt e tij "ngrijnė" pamje tėrheqėse tė natyrės shqiptare, tė qyteteve dhe fshatrave , njerėz tė njohur e tė panjohur tė tyre, figura tė shquara tė historisė, por sidomos malėsorė, gjithmonė tė armatosur me armė brezi tė zbukuruara me sedef dhe argjend. Në fotografitë që Idromeno u bënte fshatarëve me veshjet karakteristike krahinore, vërehet ndërthurje e vlerave etnografike me ato artistike dhe estetike. Objektivit tė aparatit tė tij nuk i kanė shpėtuar edhe shfaqje tė ndryshme tė grupeve amatore tė qytetit verior. Pėrmendim se nė pjesėn mė tė madhė tė fotove tė Kolė Idromenos ndjehet dhe vėrehet sensi i tij i veçantė artistik, njė poetikė karakteristike pėr pikturėn e ngjizur nga mjeshtri nė masėn e duhur nė krijimet fotografike. Kjo, ndoshta e ka ndihmuar ta arrijė shpejtė nivelin e Pjetėr Marubit, madje nė disa drejtime edhe ta kalojė atė.
Fotot e para artistike tė Kolės datojnė rreth vitit 1886, pra vetėm dy vjetė pas hapjes sė studios. Tė pėrmendim se nė atė kohė proçeset teknollogjike tė fotografimit dhe stampimit ishin mjaftė tė ndėrlikuara, dhe, pasi kėrkonin shumė mund pėr tu pėrvehtėsuar, lypnin rreptėsi tė madhe nė zbatimin e rregullave tė punės. Nė fillim tė veprimtarisė sė tij si fotograf, Kola ka pėrdorur proçesin kolodio tė shpikur nė vitin 1849, mė vonė zbatoi teknollogjinė me xhama tė thatė me bromur argjendi, njė mėnyrė relativisht e re edhe nė Evropė, atje ku kishte lindur fotografia dhe mjeshtrit e saj ishin nė garė tė vazhdueshme pėr rezultate sa mė tė larta nė fotografim. Duke qėnė profesionist duarartė e me kėrkesa tė larta artistike dhe teknike, ai porosiste materiale tė cilėsisė mė tė mirė qė prodhoheshin nė vendet mė tė zhvilluara nė lėmė tė fotografisė. Ndihmė nė kėtė drejtim i jepte edhe çfrytėzimi me aftėsi i literaturės sė huaj profesionale, tė cilėn e konsultonte rregullisht. Ndriçimit qoftė pėr arsye teknike, e po ashtu edhe estetike, Kol Idromeno i kushtonte njė vėmendje te veçantė. Pėr ndriçim, ai pėrdorte si pėrgjithėsisht tė gjithė bashkėkohėsit, kryesisht dritėn natyrore diellore, dhe shumė rrallė dritė artificiale tė pėrftuar nga disa llamba vajguri. Edhe në këtë pjesë të rëndësishme të punës, në sajë të pasionit, ishte tepër i kujdesëshëm.
Kol Idromeno, me emrin Nikollė, pėrmendet edhe nė disa botime ndėrkombėtare me karakter tregtar dhe publiçistik sė bashku me Pjetėr Marubin si fotografėt e vetėm tė Shkodrės, por edhe tė gjithė Shqipėrisė tek tė cilėt duhet tė drejtoheshin tė huajtė qė do tė kishin nevojė pėr njohuri mbi kėtė vend tė vogėl tė Ballkanit. Njė numur i madh i fotografive tė Idromenos, janė shtypur dhe qarkulluar si kartolina brenda dhe jashtė Shqipėrisė, por kėto tė fundit si shpesh herė me krijime shqiptare, pa autorėsi. Nuk na çudit fakti që në vitin 1911 përgatit flamuj shqiptare për kryengritjen e madhe të atij viti që shpertheu në veri të vendit. Duke vėrejtur me pėrfilljen e duhur pjesė nga krijimtaria fotografike e Kol Idromenos, dallon menjėherė kėrkesat e larta artistike me njė ndjenjė tė veçantė fisnikėrie dhe shpirtėmadhėsie. Jo rrallė ato kanė nje ngjyrosje tė pazakontė piktorike qė i bėnė mjaftė tėrheqėse pėr dashamirėt e fotografisė natyrisht, por edhe admiruesit e artit nė pėrgjithėsi.
Kėshtu me lėmin e madh tė prurjeve fotografike, por sidomos me cilėsinė e tyre tė mėnjėanėshme, Kol Idromeno, pamėdyshje, hynė me tė drejtė nė kupolėn e artė tė fotografisė shqiptare krahas Pjetėr e Kel Marubit, Kristo Shulit, Petro Korçarit, Kristaq Sotirit, Shan Picit, Vani Burdes etj.që me krijimet e tyre kanë bërë historinë e saj në vite.