Luan Krasniqi
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Luan Krasniqi u lind më 10 maj 1971 në Junik, fëmijërinë e kaloi aty, si 16 vjeçar ai shkoi te babai i tij në Shtutgart të Gjermanisë, ku kishte emigruar familja e tij. Luani, si njeri nga tetë fëmijët e familjes, arriti me sukses të kryej shkollën e mesme dhe pastaj filloj të punonte si agjent i kontratave për kursim. Që në moshën e re, me një shok të tij shkoi në klubin e boksit të qytetit, nga ky moment fillon edhe kariera e tij si boksier.
Luani është krenar për kontaktin që pati me idhullin e tij Muhamet Ali dhe motoja e tij është vetë thënja e Muhamet Aliut: "Ju nuk mund të goditni çfarë nuk mund të shihni".
Përndryshe Luani është krenar që ka prejardhe nga Kosova dhe për veten e tij thotë se është "Kosovar-Shvabe" ("Kosovo-Schwabe" - Shvabe, banorët e një republike në federatën gjermane). Banorët e kësaj zone, e sidomos shtutgartasit krenohen me Luanin ndërsa mjetet e informimit gjermane e thërrasin me kënaqësi "Löwe".
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Statistikat
Luani ka zhvilluar 33 takime nga të cilët 30 i ka fitore (14 me nokaut), 2 humbje dhe 1 barazim. Nga këto takime ka arritur të fitojë titullin: "Kampion Botëror i WBO-së"
S T A T I S T I K A T | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|
Takimi | Data | Kundërshtari | Vendi | Rezulati | Runde të zhvilluara | Kategoria |
33 | 17 Mars, 2007 | Brian Minto | Stuttgart, Gjermani | Fitore | 12 nga 12 | WBO Inter-Continental Kategoria e rëndë |
32 | 29 Prill, 2006 | David Bostice | Stuttgart, Gjermani | Fitore | 10 nga 10 | |
31 | 28 shtator, 2005 | Lamon Brewster | Hamburg, Altona, Gjermani | Humbje | 9 nga 12 (nokaut) | WBO - Kategoria e rëndë |
30 | 28 maj 2005 | Lance Whitaker | Stuttgart, Gjermani | Fitore | 6 nga 12 (nokaut) | WBO - Kategoria e rëndë |
29 | 4 dhjetor, 2004 | Timo Hoffmann | Berlin, Neukölln, Gjermani | Barazim | 12 nga 12 | EBU (Evropian) Heavyweight |
28 | 31 korrik, 2004 | Rene Monse | Stuttgart, Gjermani | Fitore | 7 nga 12 (nokaut) | EBU - Kategoria e rëndë Evropiane |
27 | 14 shkurt, 2004 | Sinan Samil Sam | Stuttgart, Gjermani | Fitore | 12 nga 12 | EBU - Kategoria e rëndë Evropiane |
26 | 18 tetor, 2003 | Julius Francis | Hamburg, Altona, Gjermani | Fitore | 8 nga 8 | |
25 | 30 gusht, 2003 | Doug Liggion | München, Gjermani | Fitore | 8 nga 8 | |
24 | 26 prill, 2003 | Przemyslaw Saleta | Schwerin, Gjermani | Fitore | 1 nga 10 (nokaut) | |
23 | 8 shkurt, 2003 | Sedreck Fields | Berlin, Neukölln, Gjermani | Fitore | 8 nga 8 | |
22 | 23 nëntor , 2002 | Thomas Williams | Dortmund, Gjermani | Fitore | 1 nga 8 (nokaut) | |
21 | 20 korrik, 2002 | Przemyslaw Saleta | Dortmund, Gjermani | Humbje | 9 nga 12 (nokaut) | EBU - Kategoria e rëndë Evropiane |
20 | 5 janar, 2002 | Rene Monse | Magdeburg, Gjermani | Fitore | 12 nga 12 | EBU Kategoria e rëndë Evropiane |
19 | 29 shtator, 2001 | Youri Yelistratov | Hamburg, Wandsbek, Gjermani | Fitore | TKO 3 : 0 | |
18 | 21 korrik, 2001 | Rene Hanl | Aachen, Gjermani | Fitore | 2 nga 10 (nokaut) | Kategoria e rëndë Gjermane |
17 | 7 prill, 2001 | Paul Phillips | Hamburg, Wandsbek, Gjermani | Fitore | KO 1 0 | |
16 | 24 shkurt, 2001 | Cleveland Woods | Hamburg, Alsterdorf, Gjermani | Fitore | 3 nga 8 (nokaut) | |
15 | 27 maj, 2000 | Rodney McSwain | Londër, Angli | Fitore | 4 0 (nokaut) | |
14 | 1 prill, 2000 | Antoine Palatis | Berlin, Neukölln, Gjermani | Fitore | 6 nga 6 | |
13 | 19 shkurt, 2000 | Everett Martin | Berlin, Neukölln, Gjermani | Fitore | 8 nga 8 | |
12 | 18 dhjetor, 1999 | Michael Murray | Londër, Angli | Fitore | 8 nga 8 | |
11 | 16 tetor, 1999 | Alexei Osokin | County Antrim, Irlanda Veriore | Fitore | 3 0 (nokaut) | |
10 | 21 gusht, 1999 | Biko Botowamungu | Dresden, Gjermani | Fitore | DQ 5 0 | |
9 | 27 mars, 1999 | Ladislav Husarik | Dresden, Gjermani | Fitore | 6 nga 6 | |
8 | 26 shtator, 1998 | Shane Woollas | York, North Yorkshire, Angli | Fitore | 3 0 (nokaut) | |
7 | 2 qershor, 1998 | Abdelrani Berbachi | Londër, Angli | Fitore | 6 nga 6 | |
6 | 8 mars, 1998 | Spas Spassov | Cottingham, Angli | Fitore | 6 nga 6 | |
5 | 14 shkurt, 1998 | Stefan Trendafilov | Londër, Angli | Fitoe | 1 0 (nokaut) | |
4 | 16 dhjetor, 1997 | Phillipe Houyvet | Grande-Synthe, Francë | Fitore | TKO 4 0 (nokaut) | |
3 | 2 nëntor, 1997 | Lewan Livingstone | Halle, Gjermani | Fitore | 4 nga 4 | |
2 | 4 tetor, 1997 | Kevin Hudson | Atlantic City, New Yourk, ShBA | Fitore | 4 nga 4 (nokaut) | |
1 | 2 shtator, 1997 | Harry Senior | Londër, Angli | Fitore | 4 nga 4 |
[redaktoni] Kronikë ndeshjesh
[redaktoni] 28 maj 2005
Gjermani - Boksieri Luan Krasniqi mund amerikanin Lance Whitaker.
Fitore K.o e gjermano-shqiptarit Luan Krasniqi në raundin e gjashtë. Me një goditje të fuqishme si çekiç me të djathten mbi kokën e Lance Whitaker, boksieri gjermano-shqiptar Luan Krasniqi, që stërvitet nga "Hamburger Universum Boxstall", siguroi ndeshjen kundra kampionit botëror të WBO në peshat e rënda, amerikanit Lamon Brewster. 34-vjeçari mundi më datë 28 Maj 2005, para rreth 4000 të pranishmëve në sallën e Hanns-Martin-Schleyer në Stuttgart, amerikanin Lance Whitaker me një Knockout në raundin e gjashtë.
Për Luan Krasniqin kjo ishte fitorja e 28 pas 30 ndeshjeve profesionale, si dhe e 14-ta me K.o. Whitaker pësoi humbjen e 3-të pas 33 ndeshjeve dhe 29 fitoreve.
[redaktoni] 29 Shtator 2005
Luan Krasniqi vs. Lamon Brewster. Fatekeqesisht Luani humbi luftën në roundin e 9-të edhe pse deri në roundin e 8-të dominoi luftën. Luani ishte shumë aktiv dhe fitonte me pikë. Lamon Brewster tha më vonë, se donte ta dorezonte luftën në roundin e 5-të dhe 6-të sepse nuk i qëndronte dot goditjeve të Luanit, mirëpo fati deshi që ai ta ruan titullin e Kampionit botëror në WBO. Shpresohet që të ketë një luftim rikthyes...
[redaktoni] Burim i të dhënave
- Intervista e Luan Krasniqit dhënë gazetës Bild Zeitung
[redaktoni] Shiko edhe këtë
[redaktoni] Lidhje të jashtme
![]() |
Ky artikull nga Sporti është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |