Luftoni anoreksinë me çajrat bimore
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Bishtamuthi është një nga bimët më të njohura në vendin tonë. Kjo bimë njihet si një nga barërat e këqija, që bujqve u duhet ta zhdukin gjatë periudhës së pranverës. Krejt e kundërta ndodh në mjekësinë popullore. Mjekë të shumtë e përdorin këtë bimë për kurimin dhe parandalimin e sëmundjeve të shumta. Lulja e bishtamuthit ndihmon në kurimin e disa sëmundjeve, një ndër të cilat është edhe anoreksia.
[redaktoni] Anoreksia
Shumë njerëz, që vuajnë nga ky fenomen, në veçanti te vajzat e reja këshillohet të pihet çaji i përgatitur me këtë bimë. Për të luftuar anoreksinë këshillohet që gjatë ditës të pihen 3 gota çaj bishtamuthi. Është mirë që një gotë të pihet esëll në mëngjes. Përveç efektit pozitiv, që jep në rastin e anoreksisë, çaji ndihmon edhe në stimulimin e sekrecioneve në gjendrat e fytit. Bishtamuthi ka veçori kundërspastik dhe kundërirritim, si edhe kamomili për shkak të përbamtjes së kamuculenës. Në rastet kur keni skuqje të mishit të dhëmbëve, acarim të qiellzës apo edhe probleme të tjera, që mund të shfaqen në gojë, këshillohet, që me lëngun e përftuar nga kjo bimë të bëhet gargarë herë pas here. Kjo kurë ka dhënë rezultate të shkëlqyera në përmirësimin e situatës. Mjaft mirë ndikon bima edhe në rastet e diegies së fytit. Në këtë rast këshillohet pirja e çajit disa herë në ditë, nga gjysmë gote. Lëngu i kësaj bime është mjaft i mirë të përdoret në shërimin e plagëve të ndryshme dhe në lehtësimin e dhimbjeve që ato shkaktojnë. Efekte pozitive jep kur plagët kanë zënë kore. Mjekët këshillojnë pirjen e një gote çaji për të qetësuar. Pirja e tij rekomandohet edhe për rregullimin dhe lehtësimin e dhimbjeve e mensturacioneve te femrat. Rezultate të shkëlqyera jep kjo bimë për hemorragjitë e natyrave të ndryshme. Te personat që vuajnë nga majasëlli, kjo bimë ka dhënë efekte të jashtëzakonshme. Këshillohet pirja e 2 deri 3 gotave të çajit të kësaj bime dhe shumë shpejt këta njerëz do shohin përmirësime të dukshme të shëndetit. Kushdo që e ka provuar të vuajë nga diarreja e di shumë mirë sesa sa shqetësuese është ajo. Prandaj, për të shmangur këtë fenomen këshillohet të pihet çaji i bimës i ëmbëlsuar me sheqer.
[redaktoni] Kurat
Shumë shpejt do shihni rezultate të menjëhershme. Edhe në rastet e kapsllëkut kjo bimë ka dhënë ndihmesën e vet. Për përgatitjen e çajit në këtë rast nevojitet një lugë nga bima e grimcuar, e cila hidhet në një gotë me ujë të ngrohtë dhe lihet në qetësi për 5 minuta. Më pas kullohet dhe pihet 2 orë para buke në mëngjes dhe pas buke në mbrëmje. Për kurimin e akneve, këshillohet të pihen tre gota çaji në ditë, këshillohet që të pihet pas ushqimit. Për përgatitjen çajit nevojitet një litër ujë, në të cilin hidhen 20 gramë gjethe ose lule të thata. Gjethet mund te veprojnë edhe si aromatizues. Lihen në ujë për 10 minuta dhe më pas kullohet dhe pihet, me këtë lëng mund të lahet edhe fytyra. Personat që janë të ndjeshëm dhe alergjik ndaj bimëve, këshillohet të mos e përdorin çajin e bishtamuthit dhe as ta prekin atë. Në shumë raste bima ka shkaktuar pezmatimin e lëkurës, si shfaqja e puçrave të vogla të shumta dhe të skuqura. Në këto raste ato mund të përhapen në gjithë lëkurën.
[redaktoni] Paketë këshillash
- Këshillohet që personat e ndjeshëm të mos e prekin lulen, pasi acaron lëkurën.
- Këshillohet të pihet 2 deri në 3 gota në ditë për parandalimin e sëmundjeve.
- Për të larguar puçrat në fytyrë, këshillohet larja çdo mbrëmje me lëngun e bishtamuthit
- Gjethet e thata të bimës mund të përdoren edhe si aromatizues për rrobat.
Ju lutemi shikoni edhe Udhëzimin rreth artikujve të mjekësisë! |