Lutfi Haziri
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Lutfi Haziri lindi më 8 nëntor të vitit 1969 në Gjilan dhe është ministër për Administrim të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës. Ai është biolog me profesion, ndërsa gjatë viteve '90-ta, Haziri ishte anëtar i strukturave udhëheqëse të studentëve në Universitetin e Prishtinës.
Që nga viti 1990, Lutfi Haziri ishte anëtar i strukturave të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Kosovës dhe udhëheqës i një varg funksionesh në kuadër të strukturave paralele ekzistuese në Kosovë. Në mars të vitit 1990, Lutfi Haziri u zgjodh k ryetar i Degës së Forumit të Rinisë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan dhe në këtë funksion ishte deri në vitin 1997. Në vitin 1997, Haziri u zgjodh zëvendëskryetar i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë. Haziri i kreu që të dyja këto funksione deri në vitin 2000.
Në nëntor të vitit 1998, Haziri u arrestua dhe u burgos nën akuzat e udhëheqjes së strukturave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Karadakut të Gjilanit.
Në gusht të vitit vitin 1999, pas lirimit nga burgu, Haziri u zgjodh zëvendëskryetar i Komunës së Gjilanit, ndërsa në nëntor të vitit 2000, ai u zgjodh kryetar i po të njëjtës Komunë, në të cilin funksion ai qëndroi deri në dhjetor të vitit 2004.
Në qershor të vitit 2001, Lutfi Haziri u zgjodh kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës. Në këtë funksion, Haziri u zgjodh edhe udhëheqës i delegacionit të komunave të Kosovës në Kongresin e Pushtetit Lokal dhe Regjional në Strasburg (Këshilli i Evropës).
Në dhjetor të vitit 2004, Haziri u zgjodh ministër i parë për Administrim të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës. Paralelisht në vitin 2004, Haziri u zgjodh edhe anëtar i Kryesisë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Haziri është edhe anëtar i Bordit të Rrjetit të Autoriteteve Lokale në Evropën Juglindore (NALASEE), a nëtar i Komisionit Buxhetor të Kosovës , Qytetar Nderi i Komunës Luterbah në Strasbourg (Francë) dhe anëtar i Kolonel Kentucky, Shtetit të Kentucky në SHBA.
Haziri posedon diplomën për Menaxhim nga OSBE-ja, certifikatën e Universitetit Georgetown, Washington DC, Colorado University SHBA, diplomë nga Instituti Amerikan për Paqe – USIP, si dhe shumë mirënjohje dhe certifikata nga institucionet vendore e ndërkombëtare
Me 8 Mars 2006 është zgjedhur edhe zevendes kryeministrit te Kosoves.