Marigo Posio
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Marigo Posio, mbiemri i vajzërisë Poçi, lindi në Korçë, me 2 shkurt 1892 dhe vdiq në 23 shkurt 1932. Ishte e bija e Papakosta Poçit dhe Lenka Ballauri me origjinë nga Voskopoja. Ajo kishte dhe dy motra; Urania Poçi (e martuar me Kristo Floqi) dhe Angjeliqi Poçi (e martuar me Koço Kosta, kryeministër në kohën e mbretit Zog). Marigoja u martua me Jovan Posio nga Oçishti i Devollit. Familja u vendos më vonë me banim në Vlorë. Marigo do të lindte tri vajza, Evridhiqi, Fereniqi dhe Liria. Evridhiqia u martua me një ushtar italian dhe emigroi. Marigoja vuante nga turbekulozi, sëmundje e pashërueshme për kohën. Po ashtu ajo humbi edhe shikimin gjatë viteve të fundit të jetës.
Po kështu Marigo shkruante dhe botonte në shtypin e kohës dhe mjaft poezi, si për shembull, kushtuar Avni Rustemit; “Ti vrapove porsi plumbi/ Ti u bëre erë e hije/ Shkele, shkove dhe e shove/ Shqipërinë e shpëtove...”.
[redaktoni] Flamuri kombëtar
Sipas Zhaneta Poçit , mbesa e Marigo Posios, Marigo e qëndisi flamurin kombëtar sipas një modeli të Don Mark Vasa, për pajën e saj qëkurse ishte çupë. Këtë flamur ajo ja dha Ismail Qemalit! Marigoja e qëndisi flamurin në një cohë që e kishte blerë nga një tregtar me mbiemrin Diamanti. Më pas në gjithë dritaret e asaj godine janë valëvitur flamujt e stamposur nga Marigoja me përmasa 70 - 40 cm, me shkabë në mes dhe anash me shkrimin: “Rroftë Shqipëria”.
[redaktoni] Referenca
http://www.shekulli.com.al/index.php?page=lajmedite&newsID=97860