Melihate Ajeti
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Emri | Melihate |
Mbiemri | Ajeti |
Emri alternativ | Meli |
Profesioni | Aktore |
Ditëlindja | 9 tetor 1935 |
Vendlindja | Prishtinë |
Ditëvdekja | 26 mars 2005 |
Vendvdekja | Prishtinë, Kosovë |
Nacionaliteti | shqiptare |
Melihate Ajeti lindi më 9 tetor 1935 në Prishtinë; vdiq më 26 mars 2005 në Prishtinë. Semimaturën e kreu në Prishtinë. Vijoj shkollën e aktrimit në Prishtinë dhe bëri një specializim në Paris (Comedie Française). Aktorja numër një e teatrit Prishtinas. E nisi aktrimin si 16 vjeçare më 1951 në Teatrin Krahinorë të Kosovës dhe shkriu në skenë 180 role kryesore me të cilat dëshmoi talentin, bukurin e kapacitetin e madh prej aktoreje: Zullumqari, Vajza pa pajë, Zonja me kamelie, Besa, Sikur të isha djalë, Halili e Hajrija, Erveheja, Hanka, Hamleti, Shtetrrethimi, Othello, Ana Karenina, Vdekja e një mbretëreshe, Svinga e Gjallë, Magbethi, Antigona, etj.
La gjurmë të pashlyera edhe në kinematografin Kosovare e Jugosllave: Uka i Bjeshkëve të nemuna, Buka, Zonja me kamelie, Etja, Trimi, Lepuri me 5 këmbë, Era e Lisi, Erveheja, Kur Pranvera vonohet, Të ngujuarit, E shtëna në ajër, Othello, Përroi vërshues, Migjeni, Gjurmët e bardha, Magbethi, Dorotej, etj.
Shpërblimet e lëvdatat e panumërta: Për Zonjën me Kamelie - Shpërblimi i dhjetorit (1963). Joakim Vujic(1972) dhe (1975) për Hajrijën dhe Svingën. Shpërblimi i Shoqatës së Artistëve të Jugosllavisë për Ervehen (1971). Çmimi më i lartë i punës (1976). Më 1985 shpërblimi i parë për rol femre në “Shtetrrethimin” në festivalin Joakim Vujic.
Këto janë vetëm disa mirënjohje që dëshmojnë se Melihate Ajeti, nga femrat tona e para e më të merituara - Doajenja e Teatrit Kombëtar të Kosovës - Primadona e skenës shqiptare.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Krijimtaria
[redaktoni] Teater
- Zullumqari
- Vajza pa pajë
- Zonja me kamelie
- Besa
- Sikur të isha djalë
- Halili e Hajrija
- Erveheja
- Hanka
- Hamleti
- Shtetrrethimi
- Othello
- Ana Karenina
- Vdekja e një mbretëreshe
- Svinga e Gjallë
- Magbethi
- Antigona
[redaktoni] Filmografia
- Uka i bjeshkëve të nemuna
- Buka
- Zonja me kamelie
- Etja Trimi
- Lepuri me 5 këmbë
- Era e lisi
- Erveheja
- Kur pranvera vonohet
- Të ngujuarit
- E shtëna në ajër
- Othello
- Përroi vërshues
- Migjeni
- Gjurmët e bardha
- Magbethi
- Dorotej
[redaktoni] Mirënjohjet
- Shpërblimi i dhjetorit (1963)
- Joakim Vujic (1972), (1975) dhe 1980
- Shpërblimi i Shoqatës së Artistëve të Jugosllavisë (1971)
- Çmimi më i lartë i punës (1976)