Miguel Primo De Rivera
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Miguel Primo de Rivera y Orbaneja lindi më 8 janar 1870 ne Jérès de la Frontera (Kadiz, Spanjë). Ai ishe pjes e nje familje ushtarakesh, nder te cilet me i njohur ishte daja i tij, Fernando Primo De Rivera, Markez i Estejas, hero i luftes se fundit karliste, guvernator i Filipineve dhe disa here minister i Luftes. Miguel filloi shkollen ushtarake ne moshen 14 vjecare dhe pjesen me te madhe te karrières e kaloi duke u mare me ceshtjet spanjolle pertej detit: Marok, Kube e Filipine (ku shoqeronte dajen e tij) ishin vende te pershtashme për pregatitjen e nje ushtaraku te ri dhe sidomos për te bere karriere. Ne 1912, ne moshen 42 vjecare u emerua gjeneral.
Duke qene se si njeri dhe ushtarak u formua ne kolonite afrikano-veriore, ai shpesh here nuk hezitoi ti mbronte keto vende duke u bere pre e raprézalieve politike. Qe nga 1919 ai filloi te sherbente ne Spanje, ku filloi te shqetesohej shume për situaten poltike dhe shoqeror. Deri ne 1922 veproi ne Valencia, Madrid dhe me pas ne Barcelone, ku pati jo pak shqetesime për sa i perket rendit publik pasi ne shumicen e rasteve iu desh te perballej me terroriste anarkiste, me mbështëtes te bindur te katalanizmit, duke pare dhe paqendrueshmerine e ministrive dhe shperberjes se partive. Primo de Rivera reagoi sipas ideve te tij militare. Ai organizoi nje grusht shteti me 13 shtator te 1923, pezulloi kushtetuten, qe solli shperberjen e Parlamentit, duke vendosur diktaturen ne Spanje.
Pasi arriti nje marrveshje me mbretin Alfonso XIII i cili e shpalli kryeminister, Primo De Rivera mori miratimin e partive, te klerit e te ushtrise e forcave konsevatore, duke perqendruar pushtetin ne duart e tij dhe duke perjashtuar politikanet. Ne fillim rezistenca ishte e pakte duke qene se régjime i meparshem e kishte zhgenjyer shume popullin aq me tepër se pushtetin e mori duke premtuar nje diktature kalimtare sa për te permiresuar rendin dhe për te crrenjesour idealet e vjetra qe deri ne ate kohe kishen qene te dobishme vetem për pasurimin e pushtetareve. Megjithese se teorikisht fymeazohej nga modèli fashist i Italise se Mussolinit, diktatura e Riveres ishte e modéruar dhe konservatore.
Ne vitet e para pas ngjitjes ne pushtet, Primo de Rivera, Fédératen e Katalonjes (pervoja e tij e pare si qeverises) dhe perndoqi kedo qe shfaqte prirje anarkiste. Ne me pak se dy vjet Spanja u perfshi nga nje sistem diktatorial, nje partiak nen drejtimin e Unión Patriótica Española (Bashkimi Patrotik Spanjoll). Nje nga njerezit e pare qe guxoi te kundershtoje Riveren, ishte filozofi Miguel de Unamuno i cili u persekutua ne ishullin Fuerteventura nga ku arriti te arratisej dhe te vazhdonte akoma me me shume bindje luften e tij ndaj diktatorit.
Nderkohe qe nje pjese e popullit nuk e deshironte, Spanja pa nje rritje ekonomike pasi Rivera favorizoi shume industrine vendase, dhe financoi ndertimin e shume objekteve për permiresimin e jetes. Ai ndaloi perdorimin e dialekteve ne dokumentacionet zyratere. Suksesi me i madh i tij ishte perforcimi i pozitave te Spanjes ne frontin nderkombetar, sidomos ne Marok ku shtypi çdo lloj rezistence duke i dhene keshtu fund luftrave qe nuk reshtnin prej vitesh dhe veshtiresive sic ishte "Catastrophe d'Annual" qe solli grushtin e shtetit. Zbarkimi ne Alhucemas ne 1925 ishte pjese e nje opéracionin te kombinuar me ushtrine franceze dhe kishte për qellim te mposhte perfundimisht rebelet e Rif(Marok). Megjithe se kjo levizje binte ndesh me idete e meparshme te diktatorit, rezultoi nje sukses i madh duke bere qe Rivera te fillonte planifikmin e nje qeverisje me afatgjate.
Naten e 24 qershorit te 1926 duhej te niste e famshja Sanhuanada. Intelekuale, studente te mbështëtur nga populli do ngritheshin ne revolte për te zbritur Riveren nga pushteti ne menyre qe vendi te qeverisej nga gjeneral Aguilar. Kjo perpjkje u shtyp perpara se te niste duke qene se prjektuesit e saj u zbuluan dhe arrestuan. Ne 1927 kerkoi ndertimin e Parlamentit se bashku me te cilin projektoi nje Kushtetute te re. Megjithese ishte nje Parlement jo démokratik jo rralle pozicionet politike vinin perballe partizanet e diktatures, katoliket me korporativistet fashiste. Ideja e zgjatjes se qevreisjes Rivera dhe deshira e tij për te shfuqizuar monarkine qe e kishte mbështëtur qe ne fillim, beri qe kunder tij te ngriheshin socialistet dhe républikanet.
Ne 1929 pozitat e Riveres ne krye te Spanjes nuk ishin me solide si dikur. Shume nga vartesit e tij nuk pranuan ti binden, duke e detyruar diktatorin te jepte doreheqjen ne janar te 1930. Megjithate edhe pse po largohej nga detyra ai propozoi si pasardhes te tij ne krye te ushtrise, gjenralin Dámaso Berenguer, i cili mori présidencen e vendit). Rivera u detyrua te largohej drejt Parisit ku edhe vdiq me 16 mars. Shkaqet e vdekjes ende janë te paqarta megjithese thuhej se ai vuante nga diabeti. Djali i tij i madh, José Antonio Primo de Rivera vendosi te merrej me politike ne menyre qe te hakmerrej për te atin por edhe qe te kthente pushtetin ne duart e familjes se tij.