Muharrem Shahiqi
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Muharrem Shahiqi u lind më 1927 në fshatin Gjyrishec të komunës së Dardanës (ish Kamenicës) në Kosovë; vdiq në Gjilan në vitin 1997.
Shkollën fillore e kreu në Gjilan, të mesmen me korrespondencë e kreu në Prizren dhe Beograd. Ka punuar si mësues në fshatra të Dardanës, ndërsa më së shumti është marrë me aktrim. Plot 28 vjet ka qenë aktor në Teatrin e Kombësive në Shkup, ndërsa në vitin 1976 u kthye në Gjilan. Në Gjilan ka punuar si regjisor, atëherë në Teatrin e qytetit. Ka interpetuar dhe ka bërë regjinë e shumë dramave, komedive dhe ka luajtur edhe në seri televizive e filma artistik. Pos aktrimit ai është marrë edhe me shkrime letrare. Është prezent në shumë antologji e leksikone te shkrimtareve dhe të aktorëve. Në dorëshkrim i kanë mbetur shumë materiale, të cilat presin një përkujdesje për t’u botuar.
[redaktoni] Krijimtaria
Veprat e Muharrem Shahiqit:
- Vrragë e kunorë-Shkup 1963
- Fjollat-Shkup, 1968
- Në mes të dy kohëve-Shkup,1972
- Vdekja në tren-Shkup,1972
- Barkë ndër dallgë-Shkup, 1976 e të tjera.