Pika tipografike
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Pika tipografike (pt) është njësi themelore në sistemin tipografik të matjeve. E ka vënë në përdorim francezi Pjer Simon Furnie në vitin 1737. Më vonë e përsosi gjithashtu francezi Fransua Dido, më 1785, i cili pikën tipografike që ishte pakëz më e madhe ia përshtati masës zyrtare shtetërore, e quajtur colli shtetëror. Pastaj, radhitësshkrirësi gjerman Herman Berthold, e logariti sistemin e Didoit në sistem metrik, duke e ndarë gjatësinë prej 30 cm në 133 nonparela, kurse çdo nonparel në 6 pika tipografike, që do të thotë 798 pt. Në këtë mënyrë është fituar tipometri, matës grafik i cili përveç ndarjeve në cicero i ka edhe ndarjet milimetrike.
[redaktoni] Madhësitë tipografike
Njësia themelore për matje tipografike është pika tipografike e cila shënohet shkurt me pt.
1 pt = 0,76065 mm, kurse
2660 pt = 1.000,333 mm
Njësia më e madhe e sistemit tipografik është cicero, i cili shënohet shkurt cic.
1 cic = 12 pt = 4,512780 mm
[redaktoni] Sistemet e tjera të matjeve
Përveç sistemit të matjeve të Didoit, ekziston edhe sistemi angloamerikan i matjeve, ku madhësitë tipografike janë pak më të vogla se njësitë e sistemit të Didoit. Pika tipografike angloamerikane quhet pike (point), kurse cicero pajk.
Sistemi i matjes sipas Didoit:
1 pt = 0,376 mm, kurse
1 cic = 4,512 mm.
Sistemi angloamerikan i madhësive:
1 p = 0,351 mm, kurse
1 pajk = 4,218 mm.