Wikipedia diskutim:Projekti Kosova/WikiOKB
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
[redaktoni] Mbi numrin, emrat dhe kufinjtë e komunave
- http://www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/03albanian/A2000regs/RA2000_43.htm
- http://www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/04serbian/SC2000regs/RSC2000_43.pdf
RREGULLORe NR. 2000/43 UNMIK/REG/2000/43 27 korrik 2000 Mbi numrin, emrat dhe kufinjtë e komunave Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, Në pajtim me autorizimin e tij të dhënë me rezolutën 1244 (1999) të datës 10 qershor 1999 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Duke marrë parasysh Rregulloren nr. 1999/1 të datës 25 korrik 1999, të ndryshuar, të Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) mbi autorizimin e Administratës së Përkohshme në Kosovë dhe Rregulloren Nr. 1999/24 të datës 12 dhjetor 1999 të UNMIK-ut mbi ligjin në fuqi në Kosovë, Me qëllim të qartësimit të numrit, emrave, shtrirja dhe kufinjve të komunave para mbajtjes së zgjedhjeve komunale në Kosovë, Shpall sa vijon: Neni 1 Numri dhe emrat e komunave Kosova ka tridhjetë komuna ashtu siç figurojnë në Tabelën ‘A’ të kësaj rregulloreje. Komunikimi zyrtar nuk përmban asnjë emër për ndonjë komunë i cili nuk figuron në Tabelën ‘A’ të kësaj rregulloreje, përveç që në ato komuna ku komunitetet etnike a gjuhësore joshqiptare dhe joserbe përbëjnë një pjesë substanciale, emrat e komunave jepen edhe në gjuhët e atyre komuniteteve. Neni 2 Shtrirja dhe kufinjtë e komunave Shtrirja e çdo komune dhe kufinjtë e tyre skicohen nga zonat e tyre përbërëse kadastrale. Zonat kadastrale të cilat përbëjnë çdo komunë figurojnë në Tabelën ‘B’ të kësaj rregulloreje. Neni 3 Zbatimi Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm mund të lëshojë direktiva administrative në lidhje me zbatimin e kësaj rregulloreje. Neni 4 Ligji i zbatueshëm Kjo rregullore mbulon çdo dispozitë në ligjin e zbatueshëm e cila nuk është në përputhje me të. Neni 5 Hyrja në fuqi Kjo rregullore hyn në fuqi më 27 korrik 2000.
Tabelat janë të shpërndara nëpër fletat e diskutimit të Komunave