Qyteti
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Qendër e madhe banimi, ku zhvillojnë veprimtarinë e tyre një varg institucionesh politike, shoqërore, administrative, kulturore dhe ndërmarrjesh industriale dhe tregtare.
[redaktoni] Historia e ndërtimit të qyteteve
Origjina e banimit daton qysh nga kohërat e lashta kur njerëzit tentonin të ndërtonin vendbanimet e tyre me kushte sa më të mira e të sigurta, në mënyrë që të mbroheshin nga egërsirat dhe nga kushtet atmosferike.
Me kalimin e kohës mënyra e banimit ka pësuar evolucion dhe ka ndryshuar edhe të menduarit rreth banimit, njeriu i sotëm i cili të banuarit e kupton si vendi ku ai jeton i cili vend duhet të plotësoj: përveç mbrojtjes nga kushtet atmosferike edhe shumë nevoja tjera të cilat janë të nevojshme për jetesë(kushtet e një jetese të mirë, të shëndoshë, humane, pastaj kulturore, estetike, etike etj.) , të ketë luksin e duhur të jetesës, të mundësoj zhvillimin e jetës normale etj., Për dallim nga ai i kohërave të lashta i cili të banuarit e kuptonte si mbrojtje nga egërsirat dhe nga disa rreziqe tjera natyrore.
Kështu banimi ka evoluuar komfor disa faktorëve si: zhvillimit të ekonomik, zhvillimit të teknologjisë dinamizmit të jetës etj., Pra Banimi, si shfrytëzuesi më i madh i hapësirës, është aktiviteti më themelor i vendbanimeve që ndikon në rrjedhën e zhvillimit të gjithëmbarshëm të shoqërisë, dhe njëherazi është komponentë e rëndësishme e zhvillimit ekonomiko- social, gjegjësisht të standardit jetësor të qytetarëve në përgjithësi.
Banimi është standard kyç në mbarëvajtjen dhe stabilitetin shoqëror, e kjo sidomos kur kemi të bëjmë me banimin në qendrat urbane. Nga kjo rrjedh se, banimi bashkëkohor është shumë më kompleks se sa i mëhershmi dhe se ai duhet të jetë sa më përmbajtjesor. Ai sot para së gjithash duhet t'i plotësojë kushtet e një jetese të mirë, të shëndoshë, humane, pastaj kulturore, estetike, etike etj. dhe atë jo vetëm në kuadër të njësisë së banimit (banesës), por edhe jashtë saj, duke i kompletuar të gjitha Term që përdoret në shoqëri dhe në disa shkenca për caktimin shkallës së zhvillimit të një vendbanimi.
[redaktoni] Shiko edhe këtë
Ky artikull nga Gjeografia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |