Ramadan Krasniqi
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Ramadan Krasniqi ('* 5 gusht 1958, Pejë) - këngëtar shqiptar nga Kosova.
Arsimin fillor e kreu në Shkollen fillore '8 Marsi', të mesmen në gjimnazin ish - '11 Maji'. Karrierën si këngëtar e filloi me orkestrinën "Vëllezërit Bakraqi". Pas shumë paraqitjeve si i ri, në grup me kolegët, për herë të parë si solo-këngëtar, u prezantua në mbrëmjen festive të pritjes së Vitit të Ri, 1973/1974, në motelin e atëhershëm me famë, 'Dardania' në Pejë. Ka më se 33 albume muzikore te edituara në treg. Bashkëpunëtorët e tij të preferuar: Ilir Berani, Afrim Macula, Ylber Asllani, Valton Beqiri, Hivzi Krasniqi, Arsim Bunjaku. Mega-Hitet e njohura: 'Magdallena' 1985 nga Ardian Rrusta, 'Ti që fike shpirtin tim' 1995 nga Afrim Macula, 'Moj tradhëtare' 2003 nga Ilir Berani, 'Fjalët që na ndanë' 2005 nga Afrim Macula. Kënga 'Moj tradhëtare', në vitin 2003, shënon rekord të shitjes, si singel-cd, në karrieren e Danit, ku presupozohet se tirazhi i shitur ne treg ka qenë afersisht 70 mijë copë.
![]() |
Ky artikull nga Muzika është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |