Republika
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Republika ( nga frëngjishtja république nga latinishtja res publica që do të thotë punë publike ) është trajtë e shtetit e kundërt me Monarkinë
Aristoteli trajtat e shtetit i ndau në: Monarki (Vetësundim), Aristokrci (Sundim i më të mirëve) dhe Demokraci (Sundim i Popullit), me këtë ai këtyre tri trajtave ia bashkëngjiti secilës edhe nga një formë tjetër të ndryshuar: Tiraninë, Olikarkinë (Sundim i pakicës) dhe Ohlokracinë (Sundim i shundit). Niccolò Machiavelli këtë ndarje në tri trajta e kishte reduktuar në vetëm dy trajta ku ai Shtetet i ndau në Republika dhe Monarki.
Në trajtën Republikane sundojnë shumë, por edhe ekzistojnë një kryetar i shtetit simbolik, ndarja e pushtetit të tyre sigurohet me anë të Zgjedhjeve. Zgjedhjet kryhen ose prej popullit shtetror drejtëpërdrejtë, apo edhe ygjedhjet kryhen në menyrë të tërthortë në menyrë që populli në fillim zgjedh të zgjedhurit. Zgjedhjet nuk duhet të jenë edhe gjithmonë demokratike, Republika nuk është idnetike me Demokracinë. Kështu që trajta republikane përdoret në një shtet racional.