Robert Ndrenika
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Robert Ndrenika lindi në Vuno, Shqipëri në 1942. Në vitet 1960-1964 ka studiuar për aktor ne Shkollen e Larte "Aleksander Moisiu". Nga ky vit, deri me 1970, punon si aktor ne Teatrin "Skampa" te Elbasanit. Ne vitet 1970-1974 punon si aktor ne Teatrin e Institutit te Larte te Arteve (sot Akademia e Arteve), me pas ne Teatrin Kombetar, deri sa doli në pension. Sot punon si aktor i lire.
Ka qene nder aktoret qe ka pasur ngarkesen me te madhe ne teater dhe kinematografi. Nga dramaturgjia kombetare, midis te tjerash, ka interpretuar: "Besa" e S. Frasherit, "Ura" e M. Jeros, "Prefekti" i B.Levonjes, "Familja e peshkatarit" e S. Pitarkes, "Bashke me agimin" e K. Jakoves, "Midis dy njerezve" e K. Blushit, "Skenderbeu" i L Shllakut, "Gjenerali i ushtrise se vdekur" dhe “Stinë e mërzitshme në Olimp” të I. Kadarese, "Lumi i vdekur" i J. Xoxes, "Fytyra e dyte" dhe "Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo" te D. Agollit, "Shkallet" dhe "Shtepia me dy porta" te R. Pulahes.
Nga dramaturgjia e huaj mund te permendim "Shume zhurme për asgje", "Nata e dymbedhjete" dhe "Zbutja e kryeneçes" te Shekspirit, "I semuri për mend" dhe “Kopraci” të Molierit, "Udha e larget" e Arbuzovit, "Luiza Miler" e Shilerit, "Prometeu" dhe "Njeriu qe pa vdekjen me sy" te V.Eftimiut, "Dashuri e tille” e Kohoutit, "Banja" e Majakovskit, "Arturo Ui" e Brehtit, "Vdekja e nje komisioneri" e Millerit, "Vizita e dames plake" e Dyrrenmatit, "Magjia e madhe” dhe “Cilindri” të De Filipos, "Darka e te marreve" e Veberit, “6 vjet shtatzënë” e Cikliropulosit, “Pulëbardha” e Çehovit, “Histori zooparku” e Ollbit, etj.
Ne kinematografi ka interpretuar mbi 30 filma, midis te cileve mund te permendim "Horizonte te hapura", "I teti ne bronx", "Kapedani", "Shtigje lufte", "Ne shtepine tone", "Koncert ne vitin 1936", "Bolero" etj.
Ka punuar me regjisore teatri si Kujtim Spahivogli, Mihallaq Luarasi, Lec Shilaku, Piro Mani, Esat Oktrova, Drita Agolli, Gezim Kame, Fatos Haxhiraj, Kiço Londo, Kastriot Çipi, Hervin Çuli, dhe kineastë si Dhimiter Anagnosti, Viktor Gjika, Muharrem Fejzo, Piro Milkani, Saimir Kumbaro, Vladimir Prifti, etj.
Ne vitin 1979 i është akorduar titulli "Artist i Merituar" dhe ne vitin 1988 titulli "Artist i Popullit". Eshte nderuar me Kupen për Aktorin me të Mire ne Festivalin Kombetar te Teatrit, me 1994, për rolin e Di Spetes ne shfaqjen "Magjia e Madhe", te De Filipos dhe ne Festivalin e Filmit te vitit 1979, për rolin e Prefektit ne filmin "Koncert ne vitin 1936".
Për disa vite ka punuar si pedagog i mjeshtrise se aktorit dhe fjales artistike, ne degen e aktrimit, ne Institutin e Lartë te Arteve.
[redaktoni] Filmografia
- Tirana, viti zero - (2001) si Kujtimi
- Parullat - (2001) si Lleshi
- Bolero - (1997)
- Botë e padukshme - (1987)
- Përralle Nga e Kaluara - (1987) si Vangjeli
- Vrasje në gjueti - (1987)
- Dhe vjen një ditë - (1986)
- Gurët e shtëpisë sime - (1985)
- Tre njerëz me guna - (1985)
- Shirat e vjeshtës - (1984)
- Kohë e largët - (1983) si Anastas Grigori
- Besa e kuqe - (1982)
- Era e ngrohtë e thellësive - (1982) (TV)
- Nëntori i dytë - (1982)
- Vellezer dhe shoke - (1982)
- Një shoqe nga fshati - (1980)
- Ditët që sollën pranverën - (1979) (TV)
- Mësonjëtorja - (1979)
- Në shtepine tonë - (1979)
- Koncert në vitin - 1936 (1978)
- Shëmbja e idhujve - (1977)
- Emblema e dikurëshme - (1976) (TV)
- Duke kërkuar pesëorëshin - (1974) si Zeqo
- Rruge te bardha - (1974)
- Shtigje të luftës - (1974)
- Kryengritje në pallat - (1972)
- Odiseja e tifozave - (1972)
- Kapedani - (1972) si Oficeri
- Horizonte të hapura - (1968) .... Azemi
- Oshëtime në bregdet - (1966)