Sëmundja
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Sëmundja është çregullim i funksioneve trupore, kongenitive, sociale ose shpirtrore, i cili e pengon subjektiv kondicionin dhe mirëqenijen dhe ndikon negativ në qënie të gjallë. Sëmundja mund të shikohet si gjendje me procese të çrregulluara biologjike, të cilat dërgojnë te çrregullimet e funksionit dhe të ndërtimit të organizmit.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Sëmundja dhe shëndeti
Sipas definicionit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shëndeti është “gjendja e mirëqenies së plotë fizike, shpirtërore dhe sociale e jo vetëm mungesa e sëmundjes dhe raskapitja”. Është vështirë të definohet nocioni i shëndetit dhe i sëmundjes, ndërsa në format kaluese të përkufizohet, meqë shëndetin optimal dhe sëmundjen e shprehur e lidhin në një sërë gjendjesh në të cilat mund të jetë organizmi.
Sëmundja nënkupton çrregullimin e shëndetit në kuptimin e gjërë. Sëmundja në kuptimin më të ngushtë është entitet nozologjik (nga greqishtja nosos =sëmundje) me etiologji dhe patogjenezë të caktuar dhe me dëmtime karakteristike qelizore e indore dhe me pasqyrë klinike. Ky definicion është i idealizuar, meqë etiologjia dhe patogjeneza e shumë sëmundjeve ende janë të paqarta.[1]
[redaktoni] Sistematika
Ndarja sistemike e sëmundjeve është në një zhvillim të vazhdueshëm. Ndarja moderne e sëmundjeve mund bëhet sipas organeve ose kriterieve të diagnozës (MDC, Major Diagnostic Categories). Një ndarje më e saktë mund të bëhet sipas sistemit ICD-10, për sëmundjet onkologjike sipas ICD-O.
[redaktoni] Shkaktarët e sëmundjeve
Faktorët e brendshëm:
- mplakja
- trashëgimi
- çregullimet embrionale
Faktorët e mësipërm janë faktorë të pandryshueshëm dhe pa ndikim nga jashtë.
Faktorët e jashtëm:
- kushtet sociale
- stresi
- faktorët ekologjik
- mikrobet
Këta faktorë janë faktorë që mund të ndryshohen dhe mbi të cilët mund të ndikohet nga jashtë.
[redaktoni] Ecuria e sëmundjes
Sipas ecurisë dhe kohëzgjatjes, dallojmë sëmundjet:
- akute - fillojnë shpejtë
- subakute - fillojnë ngadalë
- kronike - kohëzgjatje të gjatë, me muaj dhe vite
- kronike recidive - shfaqen kohë pas kohe
- fulminante - shfaqen dhe zhvillohen shumë shpejtë
[redaktoni] Referencat
[redaktoni] Lidhje të jashtme
Ju lutemi shikoni edhe Udhëzimin rreth artikujve të mjekësisë! |