Sandër Prosi
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Sandër Prosi lindi në Shkodër, në janar të vitit 1920; vdiq më 25 mars 1985 në Tiranë. Pasi mbaroi shkollën fillore vazhdoi gjimnazin e Tiranës. Merr pjesë në dramën "Vilhelm Teli". Shkon për studime në Austri për dentist, të cilat nuk i mbaroi. Më 1947 merr pjesë në konkursin pranë Teatrit Popullor dhe e fiton atë. Që këtu fillon dhe veprimtaria e tij e gjërë dhe e larmishme artistike. Sandër Prosi bën pjesë ndër ata aktorë ndihmesa e të cilëve është e lidhur me krijimin e artit tonë profesionist të skenës dhe ekranit, si dhe me arritjet e tyre më të shënuara. Ky aktor krijoi mbi 85 role në 75 vepra të autorëve tanë si A. Z. Çajupi, K.Jakova, B. Lëvonja, L. Papa, I. Kadare, T.Laço, R.Pulaha, D.Agolli, Dh.Xhuvani dhe të autorëve të huaj si Shekspir, Shiler, Çehov, Karaxhale, Gorki, Brehti,etj.
Interpretoi në rreth 30 filma, ku krijoi role të tilla që kanë hyrë në fondin e qëndrueshëm të teatrit dhe kinematografisë tonë. Përvoja që ky aktor krijoi dhe përpunoi gjatë këtyre 35 vjetëve në krijimin e mëse 100 roleve, bashkë me përvojën e aktorëve të tjerë të këtyre përmasave, përbëjnë atë “Universitet” nga lindi e u zhvillua shkolla jonë kombëtare e interpretimit skenik e filmik, prandaj tiparet karakterizuese të artit të S.Prosit kanë tërhequr vëmëndjen e kritikëve dhe të shikuesve. Ato janë studiuar e do të vazhdojnë të zbërthehen më tej, mbasi janë të pasura me vlera të mëdha kombëtare. Si të tilla zënë një vënd të rëndësishëm në ndihmesën që teatri dhe filmi ynë japin në thesarin tonë të kulturës përparimtare si dhe në atë të nivelit botëror të interpretimit. Prandaj krijimet filmike të Sandër Prosit zbulojnë jo vetëm vlerat e artit të aktorit në ekran,por edhe mjeshtërinë e tij të lartë skenike.
Për ndihmesën e tij të madhe në zhvillimin e artit tonë skenik e kinematografik ai është nderuar me titullin e lartë “Artist i Popullit” me Çmime të Republikës, me urdhëra e medalje.
[redaktoni] Filmografia
- Kush vdes në këmbë - (1984)
- Dora e ngrohtë - (1983)
- Nëntori i dytë - (1982)
- Plaku dhe hasmi - (1981)
- Yje mbi Drin - (1979)
- Gjeneral gramafoni - (1978)
- Udha e shkronjave - (1978) (TV)
- Njeriu me top - (1977)
- Përballimi - (1976)
- Fije që priten - (1976)
- Shtigje të luftës - (1974)
- Yjet e netëve të gjata - (1972)
- I teti në bronz - (1970)
- Horizonte të hapura - (1968)
- Oshëtime në bregdet - (1966)
- Vitet e para - (1965)
- Detyrë e posaçme - (1963)
- Debatik - (1961)
Ky artikull nga Aktori është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |