Sejfi Vllamasi
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Sejfi Vllamasi (1883-1975), deputet dhe veprimtar politik në Shqipëri. I lindur në Novoselë të Kolonjës, Sejfiu u shkollua në Stamboll e më pas u kyç në jetën politike të vendit. Ishte anëtar i Partisë Popullore të kryesuar nga Fan Noli dhe mori në Revolucionin e Qershorit më 1924, megjithëse më herët kishte qenë mik i ngushtë i mbretit Zog. Mërgoi në Evropë pas shtypjes së revolucionit nga forcat e Legalitetit.
Vllamasi akuzohet të jetë përfshirë në grupin e antizogistëve që merrnin fonde nga qeveria e Beogradit, atëherë Jugosllavi.
Gjatë pushtimit nazi-fashist, Vllamasi kthehet në Shqipëri dhe inkuadrohet në qeverinë kukull të Shqipërisë. Gjatë diktaturës komuniste kaloi një jetë shumë të vështirë, më shumë nëpër burgje dhe duke punuar deri në pleqëri të thellë.
Kujtimet e Vllamasit nën titullin Ballafaqime politike në Shqipëri (1899-1942) janë edituar nga historiani Marenglen Verli, dhe mbeten një vepër mjaft e kërkuar nga lexuesit shqiptarë. Autori bën përpjekje për t'i paraqitur ngjarjet realisht dhe në shumë raste çmon veprimet e ish-kundërshtarëve të vet. Në ndërkohë, Vllamasi kritikon hapur personalitete si Luigj Gurakuqi dhe grupin e irredentistëve kosovarë.