Sokol Sadushi
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Dr. Sokol Sadushi lindi më 27 korrik të vitit 1963 në Vlorë.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Edukimi
Ka diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1986.
[redaktoni] Kariera
- Ka ushtruar profesionin e juristit, fillimisht si prokuror dhe më pas si avokat.
- Nga viti 1991 ushtron mësimdhënien si lektor i së Drejtës Administrative pranë Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës, Tiranë.
- Ka kryer studimet pasuniversitare në fushën e së Drejtës Kushtetuese dhe është titulluar “Master në Drejtësi”.
[redaktoni] Veprat
Është autor i shumë punimeve dhe artikujve me karakter studimore në fushat e të drejtës administrative, e të drejtës kushtetuese dhe të drejtave të njeriut, të cilat janë botuar në librat "E Drejta Administrative", cikël leksionesh, “E Drejta Administrative 2, Teoria e aktit administrativ”, “Kontrolli kushtetues”. Ai është bashkëautor i Komentarit të Kodit të Procedurës Administrative. Në vitin 2006 merr gradën shkencore "Doktor i Shkencave Juridike". Nga viti 1998 ushtron detyrën e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.