Sulejman Pitarka
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Sulejman Pitarka aktori më i madh shqiptar i gjysmës së dytë të shekullit XX u lind në Dibër në vitin 1924. Ka luajtur me sukses rreth 50 role në Teatrin Kombëtar të Tiranës dhe 20 të tjerë në kinema. Ka hyrë në historinë e dramës shqipe si autor i dramës “Familja e peshkatarit”. Më 1927, kur ai ishte në moshën tre vjeçare familja e tij u vendos në Durrës. Këtu kaloi fëmijërinë. Pas mbarimit të shkollës së mesme, filloi punë në bankë.
Disa përvoja skenike, pothuaj rastësore, gjatë shërbimit ushtarak (1945 – ’47) e shtynë të interesohej më shumë për teatrin dhe të përfshihej në lëvizjen amatore të Durrësit.
Më 1951, u përzgjodh për t’iu bashkangjitur trupës, ende në formim, të Teatrit Popullor (sot Kombëtar) në Tiranë, ku u bë menjëherë margaritari i kurorës. Luajti rreth 50 role, duke shkëlqyer njësoj, si në dramë, ashtu edhe në komedi.
Më 24 mars 2007 ndahet nga jeta ne moshen 83-vjeçare 'Artisti i Popullit', Sulejman Pitarka.
[redaktoni] Teatër
- Familja e peshkatarit
- Shtatë shaljanët
- Vajza nga fshati
- Trimi i mirë me shokë shumë
- Doktor Aleksi
- Besa e madhe
- Epoka para gjyqit
- Prefekti
- Toka jonë (teatër)
- Revizori
- Otello
- Gratë gazmore të Uinsdorit
- Hamleti
- Borgjezit fisnik
- Arturo Ui
- Pjata e drurit
[redaktoni] Filmografia
- Loin des barbares - (1994)
- Vdekja e burrit - (1991)
- Historiani dhe kameleoni - (1989)
- Rrethimi i vogël - (1986)
- Nata e parë e lirisë - (1984)
- Në prag të lirisë - (1981)
- Shtëpia jonë e përbashkët - (1981)
- Goditja (1980)
- Ballë për ballë - (1979)
- Gjeneral gramafoni - (1978)
- Pas gjurmëve - (1978)
- Gunat mbi tela - (1977)
- Tinguj lufte - (1976)
- Horizonte të hapura - (1968)
- Debatik - (1961)
Ky artikull nga Aktori është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |