Timo Flloko
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Timo Flloko ka lindur në Pejë të Kosovës më 26 prill 1948. Shkollën e mesme e mbaroi në Vlorë dhe Institutin e Lartë të Arteve në degën Dramaturgji në Tiranë në vitin 1970. Timo Flloko pa mëdyshje mund të quhet një yll i kinematografisë shqiptare, nga të paktët aktorë shqiptarë të cilët ia kanë kushtuar karrierën e tyre ekskluzivisht filmit. Është gjithashtu një nga pedagogët më të respektuar të Akademisë së Arteve. Prej disa vitesh ka zgjedhur të jetojë duke ndarë kohën e tij mes Amerikës dhe Shqipërisë.
Hyri në kinema shumë i ri, vetëm 19 vjeç. Por dy filmat e tij të parë, “Ngadhnjim mbi vdekjen” (1967) dhe "Përse bie kjo daulle" patën fat të keq. U ndalua nga regjimi i kohës për arsye banale. Brezat e njohën dhe e çmuan talentin e tij më së pari në rolet e Meços në filmin "Kur zbardhi një ditë" dhe Kabos në "Malet me blerim mbuluar", të xhiruar në vitin fatlum 1971. Niveli i interpretimeve të tij filmike erdhi gjithmonë duke u rritur. Pasuan Kanani tek "Shtigje lufte" (1976) dhe Luani tek "Lulëkuqet mbi mure" (1976), ky i fundit i nderuar me Medaljonin e Festivalit të Filmit, më 1977.
[redaktoni] Filmografia
- Stay Awake (2006).....Mirosh
- In Between (2006/I)......Nick
- Syri magjik (2005).....Niko
- Evil Never Dies (1999) (episodi i V).... Mustafa
- Angel's Dance (1999).... Shanku (The Shank)
- K-911 (1999) (V).... Xhonson (Johnson)
- Vdekja e Kalit - (1995).....Agroni
- Përdhunuesit (1995)
- Loin des barbares (1994).... Vladimiri
- Balada e Kurbinit (1990)
- Binarët (1987)
- Vrasje në gjueti (1987)
- Fillim i vështirë (1986)
- Rrethimi i vogël (1986)
- Të paftuarit (1985)
- Militanti (1984)
- Nata e parë e lirisë (1984)
- Ballë për ballë (1979)
- Liri a vdekje (1979)
- Njeriu me top (1977)
- Lulekuqet mbi mure (1976)
- Shtigje të luftës (1974)
- Kur zbardhi një ditë (1971)
- Malet me blerim mbuluar (1971)
- Përse bie kjo daulle - (1969)
- Gadhnjim mbi vdekjen - (1967)......Fatosi