Tomas Akuinas
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Ndihmoni që kjo pjesë dhe pjesa Tomas Akuini të bashkohen në një artikull të vetëm. --Ko.S.y (°diskuto°) 15 Janar 2007 14:47 (UTC) |
Tomas Akuinas lindi më 1225 dhe ka vdekur më 7 Mars të 1274. Ai ka qenë një filozof katolik italian dhe teolog, i cili njihej me termin latin Doctor Angelicus, Doctor Universalis. Thomas ka qenë themeluesi i shkollës filozofike “Thomiste”, i cili ishte afrimi i parë i filozofisë me kishën katolike. Ai u konsiderua nga kisha katolike si teologu me te mire i saji dhe nje prej 33 Doktoreve te Kishes.Thomas Aquinas ka lindur ne nje familje ne jug te Italise, ne keshtjellen Roccasecca ne Napoli. Familja e tij ishte aristokrate, e jema ishte kontesha Theadora of Theate, e cila kishte lidhje me dinastine Hohenstaufen e Mbreterise se Shenjte Romake, kurse i jati ishte Konti Landulf. Xhaxhai i Thomasit, Sinibald, ishte pergjegjesi I Manastirit Benedictin ne Monte Cassino, dhe familja deshironte qe edhe Thomas te ndiqte shembullin e tij.
Ne moshen 5 vjecare, Thomas u dergua ne manastir, për te marre bazat e njohurive shkollore. Vite me vone, pasi kishte studiuar për 6 vjete ne Universitetin e Napolit, ai largohet. Ne kete Universitet ai ka patur influence te madhe prej Dominikaneve, te cilet po kryenin nje revolucion kundrejt sistemit klerik te Evropes mesjetare, duke rekrutuar te rinj. Ky ndryshim ne mendimet e Thomasit, nuk I pelqeu familjes se tij. Keshtu qe ate e detyruan te kthehej tek prinderit, ne keshtjellen San Giovani, ku ai u mbajt për nje vit, me qellim qe te hiqte dore nga mendimet e tij te influencuara prej Domenikaneve. Familja e tij u detyrua te merrte nje prostitute, për te tunduar Thomasin, por ai e deboi ate me nje pishtar te ndezur, me te cilin ne fund vizatoi nje fryq ne dere. Kjo faze ne jeten e Thomasit perfundoi si rezultat I nderhyrjes se Papa Inoçentit IV, I cili e emeroi Thomasin 17 vjecar, Shen Dominic.
Superioret e Thomasit, duke pare qe djali kishte deshire te studionte teologji, e derguan ate ne nje shkole ne Cologne, ku Albertus Magnus jepte mesim filozofie dhe teologjie. Thomas shoqeroi Albertusin ne Universitetin e Parisit ne 1245, dhe qendroi atje me mesuesin e tij për 3 vjete. Ne fund te kesaj periudhe ai u dipllomua ne teologji. Ne 1248 ai u kthye ne Kolegj, dhe u emerua si asistent professor dhe magister studentium. Perpara se te largohej nga Parisi, ai mori pjese ne debate te rendesishme, për Lirine e Mesimdhenies, dhe arriti te fitonte respektin e papes, duke hedhur poshte argumentat e disa personave qe e rivalizuan, perfshi edhe Guillaume de St Amour, nje nga njerezit me te rendesishem te asaj kohe.Ne 1252 Aquinas u kthye ne Paris për te kryer masterin. Pasi e mori ate, ai nisi mesimdhenien ne 1256. Ai quhej doktor I teologjise dhe nisi te jepte kurse mbi kete dege, ne Paris, Rome dhe ne qytete te tjera ne Itali. Qe prej kesaj periudhe, ai ishte ne pune te vazhduar ne sherbim te urdherit qe kishte. Ai shpesh kryente udhetime te gjata dhe me te konsultoheshin prifterinjte qe benin pjese ne papat, për punet e shtetit. Gjate viteve 1269 - 1271 Tomas rikthehet ne Paris, ku fillon mesimdhenin, menaxhimin e bizneseve te kishes, dhe behet keshilltar I mbretit Luixhi VIII. Por kerkesat e drejtuesit te tij dhe te Princit Charls, e rikthyen Thomasin ne postin e profesorit, ne Napoli. Gjate kesaj periudhe ai mbante fjalime për zotin, shkruante instruksione fetare, debate ku mbronte arsyet e tij, kritika dhe punonte për realizimin e nje prej shkrimeve te tij, Summa Theologiae. Kishte fituar kaq shume rendesi dhe sukses, sa kisha I kishte ofruar poste te rendesishme, ku Thomas refuzoi te behej ipeshkv I Napolit, si dhe pergjegjes i manastirit ne Monte Cassino.
Aquinas ka kaluar nje eksperience mistike gjate disa festimeve, me 6 Djetor 1273, ku pas se ciles ai nuk shkruajti me për vepren e tij “Summa Theologiae”. Kur e pyeten pse e la punen pergjysme, Aquinas u pergjigj: "Nuk mundja te vazhdoja me...Gjithshka qe une kisha shkruajtur mu duk shume pak, ne krahesim me çfare une kisha pare dhe kaluar." Ai ka kaluar edhe eksperienca te tjera mistike, si p.sh. degjimi I nje zeri, I cili I kishte folur prej nje kryqi, dhe I kishte thene qe ai kishte shkruajtur drejte mbi zotin. Ne shek. e 20, është shkruajtu, prej Katolikeve te Romes, për keto ngjarje mistike te cilat I kishte kaluar Thomas Aquinas, si nje burim fantazie.
Ne Janar te 1274 Papa Gregory X, vendosi qe Thomas te merrte pjese ne “Keshillin e Dyte te Lionit”, te bente kerkime mbi ndryshimet e kishes Greke dhe ate Latine. Ai e nisi kete udhetim, por pasi kishte pushuar për disa dite ne keshtjellen e nje te aferti, Thomas u semure rende. Ai deshironte qe ti kalonte ditet e fundit ne nje manastir, ku pas nje jave semundjeje te rende, me 7 Mars te 1274, Thomas ndahet nga jeta.Pas vdekjes se Thomas aquinas pati shume supozime, qe ate mund ta kishin vrare. Shkrimtari Dante mendonte qe Thomasin e kishin helmuar njerez te urdherit te “Charles te Anjou-it”. Aquinas I kishte bere pershtypje kujtdo qe e kishte njohur, dhe e kishin ngritur ne te njejtin nivel me Shen Palin dhe Augustinin. Ne 1319, Kisha Katolike Romake nisi te merrej me shenjterimin e Thomas , dhe ne 18 gusht te 1323 ai emerohet I shenjte, prej Papa Johnit XXII ne Avignon. Ne Keshillin e Trentit, vetem dy libra ndodheshin mbi altar, Bibla dhe “Summa Theologiae” e Shen Thoma Aquinit. Ne 1880 Aquinas u deklarua si protektori I te gjithe edukimit Katolik Romak. Ne manastirin e Napolit, prane Katerdrales se “Shen Januarius”, ndodhet nje dhome e vogel, ku thuhet qe ka jetuar Thoma Aquinas. Dita e tij e shenjte festohet me 28 Janar.