Vaçe Zela
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
![]() |
|
Emri | Vaçe |
Mbiemri | Zela |
Lindur më | 7 prill 1939 |
Lindur në | Lushnjë |
Nacionaliteti | shqiptar |
Profesioni | Muzika |
Vaçe Zela |
Vaçe Zela lindi më 7 prill 1939, është artiste e popullit dhe këngëtare me famë të madhe gjatë periudhës së diktaturës komuniste. U zbulua rastësisht në moshë të re në Lushnjë. Vaçe Zela ka një zë të jashtëzakoshëm. Këngët e saj në vite mbeten popullore dhe të preferuara nga publiku. Prej kohësh Vaçe Zela e ka reduktuar në menyrë dramatike aktivitetin muzikor. Sidoqoftë Vaçe Zela mbetet "Zëri" i jashtëzakonshëm që mbushte me energji skenat shqiptare.
Vaçe Zela është një këngëtare e cila ka marë pjesë në të gjithê festivalet e muzikës në radio dhe më vonë në radio televizion që prej organizimit të parë të tyre në vitin 1962 dhe deri në vitin 1981 kur u largua nga skena si fituese e çmimit të parë me këngën Komunistët (dubluar nga Marina Grabovari).
Vaçe Zela ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit në të cilin ka interpretuar shumë këngë pjesë e muzikës së filmave.
Që sa vite e sidomos këto të fundit gjindet në shërim në Zvicër. Ajo është nderuar me titullin "Nderi i Kombit " nga presidenti Alfred Moisiu.
[redaktoni] Krijimtaria
Disa nga kengët e saja janë:
- Çelu si mimoza,
- Natën Vone,
- Djaloshi dhe shiu,
- E dua vendin tim,
- Ëndrra ime,
- Lemza,
- Nënave Shqipëtare,
- O diell i ri,
- Sot mbusha 20 vjet,
- Të lumtur të dua.
[redaktoni] Lidhje të jashtme
- Albasoul Vaçe Zela - albume dhe këngë
![]() |
Ky artikull nga Muzika është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |