Adrianët
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Ardiejtë (Ardianët) fis ilir, banorë të krahinës Ardia në veriperëndim të liqenit të Shkodrës rreth gjirit të Rizonit e deri te lumi Narenta (Neretva). Përmenden në shek. IV p.e.r. lidhur me shfrytëzimin e bujqëve (300 000 prospelatë) të varur ekonomikisht nga pronarët e tokave dhe më pas si detarë të aftë. Në shek. III p.e.r. luftuan kundër dyndjes kelte. U përfshinë në mbretërinë ilire deri më 168 p.e.r., kur me shkatrrimine e saj nga Roma dolën më vete. U pushtuan nga romakët më 135 p.e.r. dhe ngritën krye 44-43 e 35-33, prandaj Roma i shpërnguli me forcë nga bregdeti në brendësi, në vise të ashpra. Përmenden nga Straboni në shek. I e.r si pakica të vogla.
Ky artikull është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |