Straboni
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Straboni
Straonis
( 63 p.e.s. - 20)
Gjeograf dhe historian grek, u lind në Amasia të Pontit diku rreth vitit 63 para e. sonë dhe vdiq rreth vitit 20 të e. sonë. Përpos udhëtimeve të shumta që bëri nëpër pjesët e perandorisë romake si Greqi, Azi, Itali dhe Egjipt, ai kaloi edhe një pjesë të jetës në Romë. Straboni, duke u nisur nga vrojtimet e tija personale nga udhëtimet dhe duke u mbështetur në veprat e autorëve të ndryshëm antik Artemidori, Eratosthenit, Apollodorit, etj. shkroi veprën "geographica" (Gjeografia) e cila përbëhet nga 17 libra. Strabosi disi vazhdon veprën e Polibit që mbaron në vitin 144, dhe ai përshkruan ngjarjet historike deri në kohën e luftës civile. Nga vepra historike kanë mbetur të ruajtura vetëm disa fragmente.
[redaktoni] Tituj të veprave
- Geographica - (Gjeografia)
[redaktoni] Burim i të dhënave
- Ilirët dhe Iliria te autorët antikë ISBN 99927-1-639-8