Aristoteli
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Aristoteli (gr. Αριστοτέλης - Aristotelis, 384 p.e.s. Stragira, Maqedoni – 7 mars, 322 p.e.s. Halkidhiki, Ev´via) ishte filozof i greqisë së lashtë. Ai së bashku me Platonin mendohet si një nga personat më me ndikim në filozofinë e botës perëndimore. Ai shkroi shumë libra mbi fizikën, letërsinë, retorikë, biologinë, zoologjinë, dhe qeverisjen e shtetit. Ai ishte student i Platonit dhe mësues i Aleksandrit të Madh.
Aristoteli është mendimtari më i gjithanshëm dhe filozofi më i madh i botës antike dhe një ndër filozofët më të mëdhnj në tërë historinë e filozofisë, në përgjithësi. Për nga thellësia mendore, për nga gjërsia e interesimit shkencor, për nga mënyra e shpjegimit të çështjeve në shqyrtim dhe për nga numri i veprave që shkroi, Aristoteli është gati i pashoq në historinë e mendimit njerëzor. Aristoteli lindi në Stragira, të Trakisë , rrjedh nga një familje e arsimuar, në të cilën tradicionalisht kultivoheshin shkencat natyrore dhe mjekësia. I ati i Aristotelit ishte mjek në oborrin mbretëror të mbretit maqedonas Amintesi II, kurse më vonë edhe të Filipit. Në moshën shtatëmbdhjetë vjeçare, Aristoteli shkoi në Athinë , në akademinë e Platonit, ku qëndroi plot 20 vjet me radhë, derisa vdiq mësuesi i tij Platoni.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Jeta
[redaktoni] Veprat
[redaktoni] Shiko edhe
- Filozofia e lashtësisë
- Filia
- Fronisis
[redaktoni] Lidhje të jashtme
Ky artikull nga Matematika është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |