Autizmi
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Autizmi (greq. αυτός, avtos - vetë) është një çrregullim i rëndë i funksioneve trunore dhe për rrjedhojë e sjelljes njerëzore, që veçohet me një dëmtim të komunikimit, ndërveprimit dhe përfytyrimit shoqëror. Njerëzit që vuajnë nga autizmi shpesh kanë një rreze të kufizuar interesash dhe shfaqin sjellje dhe mënyra të sjelljes përsëritëse, si dhe kundërveprime të ndryshme në mjedisin dhe rrethanat e përditshme.
Sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Sëmundjeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, autizmi shfaqet tek fëmijët para moshës tre vjeçare dhe shoqërohet me vonesa në ndërveprimet e tyre shoqërore, gjuhë, shenja apo lojëra përfytyruese.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Historia
[redaktoni] Veçoritë
[redaktoni] Llojet e autizmit
[redaktoni] Shkaqet
[redaktoni] Trajtimi
Autizmi mendohet nganjëherë si një sëmundje e pashërueshme, megjithëse ky mendim është i diskutueshëm. Ka shumë terapi autiste me synime të ndryshme, p.sh. të përmirësimit të shëndetit dhe mirëqenies, problemeve emocionale, shqisore, vështirësive me mësimin dhe komunikimin etj.
[redaktoni] Shiko edhe këtë
[redaktoni] Lidhje të jashtme
![]() |
Ky artikull nga Mjekësia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
![]() |
Ju lutemi shikoni edhe Udhëzimin rreth artikujve të mjekësisë! |