Bari (Mali i Zi)
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Bari është qytet në Mal të Zi një herit dhe qendër e njësisë administrative me të njëjtin emër.
Ekspedita të ndryshme të arkeologëve kanë vërtetuar se sipërfaqja e qytetit dhe rrethinës së tij kanë qenë të populluara që në parahistori. Materialet e gjetura tregojnë prezencën e Ilirëve. Mendohet se qyteti është ndërtuar mbi apo në afërsi të qytetit të lashtë të njohur si Antipargal në shekullin e VI. Emrin Antibarium (Përballë Barit në Itali) duket të jetë përmendur rreth shek. X.
Duket se shumë sundues të Dioklesë kanë përdorur këtë qytet si seli të tyre. Kështu sunduesi i parë i Dioklesë Mihali e ka konfirmuar kurorëzimin në këtë qytet sikurse më vonë Bodini.
Nga 1166 deri më 1183 qyteti ishte në duar të bizantinëve nga të cilët Stefan Nemanja e kishte marr dhe bashkangjitur së bashku me Zetën sundimit të tij në Rashkë. Nga viti 1443 deri 1571 qyteti administrohej kryesisht nga Venedikasit. Gjatë mesjetës ishte qendër e bregdeti jugorë dhe kishte një status qytet-shteti deri sa më 1571 bie nën sundimin otoman i cili sundim zgjatë deri më 1878.
Shkencëtari njohur italian Gjuliem Marqoni vendosi lidhjen e par telegrafike në mes ë Barit dhe Antibarit më 30 gusht 1904 dhe më 1908 për herë të parë futet në përdorim linja hekurudhore cila e bënte këtë qytet ndër qytet e para të lidhura me hekurudhë në Ballkan (1913).
Bari ishte po ashtu ndër qytete e para (13 qershor 1941) në Mal të Zi ku shkrepi pushka për të luftuar fashistët.
Që nga lufta e dytë botërore e deri në ditët e sotshme qyteti është në përbërje të Republikës së Malit të Zi dhe është qendër komunale.
[redaktoni] Shiko dhe këtë
![]() |
Ky artikull nga Gjeografia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |