Bjeshkët e Sharrit
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shtrihen në Jug-Lindje të Kosovës duke filluar nga afersia e Prizrenit dhe shkon pjerrtas me majet apo thepave në formë piramidale të radhitura njera pas tjetrës apo siç e quante qe nga antikiteti populli ilir, majat e sharres, nga ngjajshmëria në thepat e sharres, qe formojn figura të njëpasnjishme karakteristike në zemër të ballkanit. Bjeshkët e Sharrit jan të njohura qysh nga antikiteti në dokumente të autorve të ndryshëm, që nga shekulli i V p.e.s. më emrin Mont Skardus, nga Herodoti, i cili i pershkrun edhe fiset ilire dhe kufizimet e tyre. Nder shekuj keto vargmale sherbyen si mur natyrorë, mbrojtëse nga sulmet barbare, drejt Maqedonisë dhe greqisë ku konsideroheshin si të pakapercyeshme. Më vonë, me ardhjen e turqve në ballkan, Malet e Sharrit u quajten Çar-dagh, ne dokumentet ottomane dhe europiane. Maja më e lartë nga fillojn keto vargmale, mendohet se emrin e ka me origjinen frenge, "Pamje e bukur" "le bo ten" e qe mbeti pastaj ne popull si Maja e Lubotenit e cila kulminon 2553m mbi nivelin e detit.
Shqiptarët e kosoves dhe të maqedonisë jan tepër të lidhur shpirtërishtë më keto male dhe i konsideron si të shenjta. Në muajn Qershorë, për çdo vitë mbahet një procesion në drejtim të Lebotenit, duke hecur këmbë deri në lartë, ku marrin pjesë me mija randone(kembesorë) në shenjë respekti ndaj kesaj bukurie natyrore që njerzit jan të vetedijshëm në mbrojtjen e ambijentit dhe pylltarisë, flores dhe faunes që është shumë e pasur në keto bjeshkë. Mu ne maje të malit të Pamjes se Bukur apo Lebotenit, rrjedh nje burim i madh uji që vendasit e e ketyre anve e quajnë Pusi i Nikës.
[redaktoni] Shiko dhe këtë
- Në litereaturat të vjetra: Malet e Sharrit, gr. Mont Skardus, tr.Çar-dagh
- Brezovica
- Flora dhe fauna e Sharrit